Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

A konsiderohet hatme leximi i Kuranit në gjuhën shqipe?

9bd4427e-001b-48e7-a28c-5555105f6b5b

❓Pyetje: A konsiderohet hatme leximi i Kuranit në gjuhën shqipe?

▶️Përgjigje:

Ajo që njihet si hatme në popullin tonë, në gjuhën arabe është leximi i Kuranit prej Bismilehirr Rrahmenirr Rrahim deri në ajetin e fundit të sures Nas. Kjo llogaritet hatme. Për këtë lexim njeriu shpërblehet dhjetë fish për çdo shkronjë, kjo më së paku, dhe më shumë sa do Allahu; ky shpërblim nuk është dhe për leximin e Kuranit në gjuhën shqipe. Megjithatë, ai që lexon në gjuhën shqipe ka shpërblim. Çdokush që kërkon dije për fenë e Allahut, në çfarëdo forme, ai ka shpërblim. Por, nuk mund të themi se ky ka shpërblim sikurse ai që e lexon Kuranin në gjuhën arabe, që për çdo shkronjë ka dhjetë sevape.

Besimtari nuk duhet të tregohet neglizhent në mësimin e leximit të Kuranit. Është fatkeqësi që në mesin tonë ka persona që falen me vite, porse ende nuk dinë të lexojnë Kuran, Fjalën e Allahut, duke qenë ende sikur njerëzit e rëndomtë të cilët e lexojnë Kuranin në gjuhën shqipe. Besimtari duhet të ketë turp nga vetja e tij që ende nuk di ta lexojë Fjalën e Allahut.

Nuk prish punë që njeriu kur të bëjë hatme, ta lexojë një sure a një pjesë nga një mushaf e një sure tjetër nga një mushaf tjetër, apo pjesën tjetër nga telefoni, apo një pjesë tjetër përmendësh. Kjo llogaritet e gjitha një.

Hozhë Lulzim Perçuku.
Derset live.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva