Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

A konsiderohet si menstruacion sekrecioni i kaftë dhe i verdhë?

?Përgjigjja:Sekrecioni i kaftë dhe i verdhë që vjen para menstruacioneve dhe që vije ngjitur me gjakun e menstruacioneve (menjëherë pas tyre vjen gjaku i kuq) dhe gruaja gjatë kësaj kohe (të rrjedhjes së të kaftës dhe të verdhës) ndien dhimbje (të barkut apo të fundit të shpinës) dhe ka simptoma të menstruacioneve, atëherë kjo llogaritet si menstruacion edhe pse është vetëm ngjyrë e kaftë apo e verdhë, edhe nëse i sheh një apo dy ditë para.

?Po ashtu, është menstruacion edhe nëse kjo ngjyrë vazhdon të dalë pas përfundimit të gjakut në fund të menstruacioneve, para se të dalë sekrecioni i bardhë. Gruaja nuk pastrohet derisa ta shohë sekrecionin e bardhë. Pas kësaj agjëron, falet dhe bën marrëdhënie me bashkëshortin.

?Sekrecioni i kaftë që vjen pas gjakut të menstruacioneve ka dy gjendje:

?- Nëse vjen e kafta, pastaj gjaku i kuq, pastaj e kafta, pastaj e verdha dhe në fund përsëri e kafta, kjo krejt është menstruacion. Sekrecioni i bardhë është shenjë e kryerjes së menstruacioneve.

?- Nëse vjen sekrecioni i bardhë pas ndaljes së gjakut të kuq, pastaj vjen e kafta, kjo nuk llogaritet menstruacion.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva