A lejohet agjërimi i 6 ditëve të Shevalit para kompensimit?

?Përgjigjja: Shumica e dijetarëve kanë mendimin se së pari agjërohen ditët e humbura të Ramazanit, pastaj agjërohen 6 ditët e muajit Sheval. Gratë mund të arrijnë të agjërojnë së pari ditët e humbura, pastaj ato të Shevalit (ngase nuk janë shumë ditë).

✏️ Disa dijetarë të tjerë thonë që më mirë është së pari kompensimi, mirëpo i lejohet njeriut të agjërojë së pari ditët e Shevalit, e pastaj ditët e humbura kur të mundet. Këtë mendim e përkrahi më shumë. Veprimi më i mirë është së pari ditët e humbura e pastaj ditët e Shevalit.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit