A lejohet agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit para kompensimit të ditëve të humbura prej Ramazanit?

A lejohet agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit para kompensimit të ditëve të humbura prej Ramazanit?

Hoxhë Lulzim Perçuku: Shumica e dijetarëve kanë mendimin që së pari agjërohen ditët e humbura të Ramazanit, pastaj të agjërohen gjashtë ditët e muajit Sheval. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit, pastaj e pason atë me agjërimin e gjashtë ditëve të muajit Shewal…” kështu që, ata thonë se nëse personi i agjëron ditët e Shewalit, pa i kryer ditët e humbura të Ramazanit, nuk e ka kompletuar Ramazanin.

 

Femrat mund të arrijnë të agjërojnë së pari ditët e humbura për shkak të menstruacioneve, pastaj ato të Shevalit (ngase nuk janë shumë ditë).

 

Disa dijetarë të tjerë thonë që më mirë është së pari të kryhet kompensimi, mirëpo i lejohet njeriut të agjërojë së pari ditët e Shevalit, e pastaj ditët e humbura kur të mundet. Këtë mendim e përkrahi më shumë. Allahu ka thënë (për atë që nuk i ka kryer ditët e Ramazanit): “…le të agjërojë disa ditë të tjera”, Bekare 185, nuk ka përcaktuar. Andaj, deri në Ramazanin e ardhshëm, ai mundet kur të dojë t’i bëjë kaza (t’i kompensojë). Aisha radijAllahu anha ditët e humbura të Ramazanit ka ndodhur t’i kompensojë në muajin Shaban, që është muaji para Ramazanit. Ajo ka qenë adhuruese e madhe, e cila ka agjëruar edhe nafile gjatë vitit, mirëpo atëherë  i ka bërë kaza.

Veprimi më i mirë është së pari të agjërohen ditët e humbura të Ramazanit, e pastaj gjashtë ditët e Shevalit.

Disa dijetarë kanë një mendim tjetër, duke thënë se nëse njeriut i ikë tërë Ramazani dhe e agjëron atë kaza, atëherë në muajin pas Shewalit i agjëron gjashtë ditët e Shewalit si kaza.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit