A lejohet bërja e gostisë për synetinë e djalit?

 

A lejohet bërja e gostisë për synetinë e djalit?

Nëse në këtë aheng apo gosti ka ndalesa, si: përzierje mes dy gjinive, muzikë, alkool etj., atëherë është e ndaluar dhe nuk lejohet të merret pjesë aty. Edhe organizimi është i ndaluar, por edhe përgjigja ndaj ftesës. Por, a lejohet në origjinë bërja aheng me rastin e synetisë, për këtë ka mospajtime mes dijetarëve. Disa e kanë lejuar e disa e kanë ndaluar. Ata që e kanë ndaluar thonë se ky veprim nuk është transmetuar nga Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem dhe shokët e tij, dhe kjo është e vërtetë. Nuk lejohet që të kremtohet synetia apo të bëhet aheng në kuptimin se kjo gjë është prej fesë, apo se ka diçka të transmetuar nga Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, ngase asgjë nuk është transmetuar në këtë aspekt.

Mirëpo, disa dijetarë thonë se nëse dikush dëshiron si shenjë falënderimi ndaj Allahut që ia ka mundësuar ta bëjë synet djalin, të mbledhë të afërtit e t’ua bëjë një darkë a drekë, kjo nuk prish punë. Ky ka shpërblim për këtë nijet. Dhënia ushqim ka shpërblim tek Allahu. Andaj thonë se në këtë aspekt lejohet, porse jo në kuptimin se është sunet apo se ka bazë në fenë e Allahut. Nëse gostia veprohet me atë nijet (që u cek), atëherë nuk prish punë (të veprohet). E nuk lejohet assesi të organizohet duke pasur harame e ndalesa aty.

Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim- Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit