A lejohet falja e namazit ulur kur jam i lodhur?

A lejohet falja e namazit ulur kur jam i lodhur?

Nëse personi është i lodhur dhe nuk mund të qëndrojë në këmbë për t’u falur, së pari duhet të provojë të falet në këmbë duke u mbështetur për muri, apo në shkop, apo në një objekt tjetër, pa kaluar menjëherë tek ulja, përderisa ai nuk ka pengesë shëndetësore në këmbë apo diku tjetër në trup, ku si pasojë s’mund të qëndrojë në këmbë. Sahabët radijAllahu anhuma kur kanë falur namaz nate në kohën e Umerit radijAllahu anhu, janë falur aq gjatë, saqë janë frikësuar se po i kap syfyri dhe kanë nxituar për të shkuar t’i urdhërojnë shërbëtorët për përgatitjen e ushqimit për syfyr. Kur janë falur, janë mbajtur për shkopinj, nga lodhja për shkak të leximit të gjatë të Kuranit.

Nëse personi nuk mund të falët as duke qenë i mbështetur, atëherë mund të falet ulur.

Kur vjen lehtësimi se njeriut i lejohet falja duke qenë ulur? Dijetarët kanë thënë: “Atëherë kur personi falet në këmbë nuk ka koncentrim/përqendrim nga dhimbja, sëmundja.” Në këtë rast, kur personi nuk mund të ketë përqendrim shkaku i lodhjes, nuk e di se a është me rend të lexohet surja Fatiha, apo rukuja, apo gjatë thënies së Fatihasë nuk di se çfarë po lexon, apo nuk ka përqendrim në thënien e dhikrit të rukusë, atëherë i lejohet falja ulur. Origjina e namazit ose pjesa kryesore e tij është përqendrimi. Kjo është ajo mbi të cilën bazohet pranimi i namazit tonë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Ka nga njerëzit që del nga namazi dhe nuk merr nga ai veçse një të dhjetën e tij.” Ka vazhduar të thotë: një të nëntën, një të tetën, deri te një e dyta (gjysma). Po ashtu ka thënë se ka njeri që del nga namazi dhe nuk merr fare shpërblim, e kryen veç obligimin e namazit.

Andaj, nëse lodhja (apo dhimbja, sëmundja) ia largon këtë përqendrim kur falet në këmbë, e ndërsa nëse falet ulur arrin të jetë i përqendruar, atëherë lejohet falja ulur. Ky të merret si kriter se kur lejohet falja ulur e kur jo.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku. Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit