Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

A lejohet gënjeshtra në rastet kur dikush më thotë t’i jap ndonjë gjë që është haram, ose që përmes saj bën haram…p.sh babai kur më thotë t’ia jap cigaret, t’i them nuk I gjeta.

Përgjigje: Gënjeshtra nuk lejohet në asnjë rast, përveç tri rasteve të cilat janë përmendur në hadithe të sakta: në luftë kundër armikut, për t’i pajtuar dy njerëz, dhe për t’i rregulluar raportet mes dy bashkëshortëve.

?Mirëpo, në raste kur ka të bëjë me fenë e Allahut dhe njeriu gjendet në një situatë prej së cilës nuk mundë të dalë veçse duke thënë diçka që në pamjen e jashtme nuk përputhet me realitetin, atëherë lejohet të përdoret ajo që quhet në arabisht tewrije.

➡️ Tewrije është një formë alternative e gënjeshtrës, por që në realitet nuk është gënjeshtër. Kjo është kur ti e thua një fjalë që është e vërtetë, por dëgjuesi kupton diçka tjetër prej atyre fjalëve. Këtu po e sjellim një shembull të tewrijes, që pastaj të bëhet krahasimi me situatën në të cilën ndodhet personi.

?Një prej dijetarëve të mëhershëm kur kishte nevojë për kohë të lirë dhe nuk dëshironte që njerëzit ta shqetësonin, e urdhëronte shërbëtorin e tij, që nëse dikush e kërkonte te shtëpia (duke qenë ai aty), t’i thoshte: Kërkoje në xhami! Pra, njerëzit e kuptonin se ai është në xhami, kurse në fakt ai ishte në shtëpi.

?Mirëpo, në këtë rast ai nuk ka thënë ndonjë gënjeshtër. Sikur t’u kishte thënë: Nuk është këtu, atëherë kjo do të ishte gënjeshtër. Por, ai e përdori këtë tewrijen, në mënyrë që t’i ikte gënjeshtrës. Por, dijetarët tërheqin vërejtjen që kjo formë e fjalëve të përdoret vetëm kur ka nevojë fetare apo për ndonjë çështje të rëndësishme të dunjasë.

Allahu e di më mirë!

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva