Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

A lejohet lutja tek varri i dikujt që ajo të pranohet tek Allahu?

https41.media.tumblr.combcfbfa5bb66856051f69c0d323f04485tumblr_nmgbzyQ6Tx1tkq3nno1_540

A lejohet lutja tek varri i dikujt që ajo të pranohet tek Allahu?

 

Ky veprim është bidat, është gjë e ndaluar (haram), por nuk është shirk i madh. Ky veprim është rrugë që çon në shirk. Andaj Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka mallkuar ata njerëz që ndërtojnë faltore mbi varre, ose ka ndaluar faljen te varret apo në drejtim të varrit, sepse këto rrugë dërgojnë në shirk (në veprimin e shirkut). Ai ka thënë se njerëzit më të këqij tek Allahu janë ata të cilët ndërtojnë faltore mbi varre, pra ndërtojnë objekte që njerëzit të shkojnë të luten aty. Nëse njeriu shkon te një varr dhe thotë: “Po lutem te varri, mirëpo nuk po i lutem varrit e as të vdekurit aty, por po i lutem Allahut ngase lutja te ky varr është më e pranuar”, ky nuk ka bërë shirk të madh, por ka vepruar diçka të ndaluar të cilën Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka ndaluar me fjalë, tekstualisht, si dhe ka ardhur me diçka të re (bidat) në fe sepse këtë gjë nuk e ka vepruar as Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, as shokët e tij e as ata që e ndoqën rrugën e tyre. Është rrugë që çon në shirk, andaj është e ndaluar.

 

Nëse njeriu e lut personin e varrosur aty, kjo është shirk, sepse lutja është adhurim që duhet t’i kushtohet vetëm Allahut. Nëse i thotë të vdekurit: “O ti filan, lute Allahun për mua”, kjo është shirk. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Lutja është adhurim.” Andaj lutja duhet t’i drejtohet vetëm Allahut. Disa të tjerë therin kurban për të vdekurit e thonë: “Po e theri këtë kurban që dëshirën e lutjen time, i vdekuri t’ia përcjellë Allahut”. Pra, ata afrohen tek i vdekuri me një adhurim, kjo është shirk. Disa zotohen në emër të të vdekurit e thonë: “Për hir tëndin do të agjëroj kaq ditë apo do të falem namaz nate”, edhe kjo është shirk ngase zotimi është adhurim.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live – Transkriptim.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on skype
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni artikujt e rinj me email duke u abonuar

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva
Kategori