A lejohet ngrënia e ushqimeve që shpërndahen për Vitin e Ri Hixhri?

A lejohet ngrënia e ushqimeve që shpërndahen për Vitin e Ri Hixhri?

Çdo kremtim, apo festim, apo urim, për vitin e ri të myslimanëve nuk ka bazë, andaj është gjë e ndaluar. Kjo gjë nuk ka ekzistuar në kohën e të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem.

Viti i Ri Hixhri është caktuar në kohën e Umerit radijAllahu anhu për shkak të çështjeve të dunjasë. Kur atij i kanë ardhur letrat prej varësve të tij nëpër vende të ndryshme, nuk ka ditur se në cilën datë i ka dërguar, kështu që për t’i koordinuar punët më mirë, kanë caktuar muajin Muharrem të jetë muaji i parë.

Përndryshe Viti i Ri Hixhri nuk ka argument as Kuran e as në sunet. Nuk lejohet të festohet, as të kremtohet e as të urohet. Nuk lejohet të veçohet me diçka. Nuk ka argument për këtë. Rrjedhimisht këto ushqime nuk lejohet të hahen.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku. Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit