A lejohet për femrën me menstruacione të këndojë tri suret e fundit para gjumit e ta fërkojë trupin?

  • A lejohet për femrën me menstruacione të këndojë tri suret e fundit para gjumit e ta fërkojë trupin?

Nuk ka të keqe të veprojë kështu sepse sipas mendimit më të saktë të dijetarëve femrës që është me menstruacione i lejohet të lexojë Kuran. Nuk ka argument që ia ndalon këtë. Jo vetëm ta bëjë dhikrin para gjumit, atë të mëngjesit dhe mbrëmjes, duke qenë se ky dhikër përmban edhe sure kuranore, porse edhe të lexojë Kuran gjatë ditës nuk prishë punë edhe nëse është me mentruacione, sepse nuk ka pra argument që e ndalon këtë. Më e shumta që mund ta themi është se gjersa është me menstruacione është mirë mos ta prekë mushafin me duar. Kështu, nëse lexon nga mushafi, le ta shfletojë me dorëz, me mjet, me leckë etj. Pa e prekur direkt atë. Kjo është më mirë, edhe pse as për këtë nuk ka argument të qartë që e ndalon, mirëpo është më mirë të mos preket direkt sepse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kuranin nuk bën ta prekë përveç ai që është i pastër (tahir).” “i pastër” është term i përgjithshëm që përfshin shumë kuptime. Prej këtyre kuptimeve, të disa dijetarë hyn edhe ai që është xhunub, gruaja me mentruacione, lehona, duke thënë që këta të mos e prekin mushafin. Ndërsa, të lexojë përmendësh apo të lexojë prej mushafit pa e prekur atë, nuk ka të keqe dhe nuk ka argument që e ndalon, ky është mendimi më i saktë i dijetarëve. Të gjitha hadithet që e ndalojnë këtë janë të dobët. Ata që bën kijas me prekjen nuk kanë argument ngase në hadith ka ardhur moslejesa e prekjes së mushafit, e ndërsa të lexohet përmendësh apo të lexohet direkt kjo nuk prishë punë, apo të lexojë përmes telefonit as kjo nuk prishë punë sepse nuk është mushaf në këtë rast.

Sa i përket fjalës së atyre që thonë se Kurani duhet lexuar gjithsesi me abdes e ndërsa pa abdes nuk bën, është një hadith ku tregohet se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem është zgjuar nga gjumi dhe ka lexuar ajetet e fundit të sures Ali Imran (fillojnë nga ajeti: Inne fi khalkis semeweti wel erdi …), e pastaj ka marrë abdes. Kjo tregon se kur i ka lexuar këto ajete ai nuk ka pasur abdes. Andaj nuk është kusht abdesi për të lexuar Kuran. Kjo është mirë pa dyshim, sepse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem as selamin nuk e ka kthyer pa abdes, në shumicën e rasteve. Është më mirë e më e preferuar që Fjalët e Allahut të lexohen duke pasur abdes, porse kjo gjë nuk është kusht e obligim.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit