A lejohet përkujdesja ndaj fëmjëve të një personi në momentin kur ai person shkon në ndonjë vend të ndaluar, psh. disko? A konsiderohet kjo që ne jemi bërë sebep që ai person të shkoj në ato vende?

Përgjigja: Nëse personi tjetër shkon në një vend të ndaluar (haram) siç është diskoteka (siç është përmendur në pyetje), atëherë nuk bën që tjetri të kujdeset për fëmijët e tij gjatë kohës kur ai është duke i bërë mëkat Allahut, sepse në këtë rast edhe ky konsiderohet mëkatar, përderisa e ka ndihmuar tjetrin në mëkat. Allahu i Lartësuar thotë: ”dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.” (El-Maide, 2); Prej këtij ajeti dhe të tjerëve të ngjashëm me të (si dhe haditheve që flasin në këtë temë) dijetarët e kanë përfituar rregullin / parimin se ai që e ndihmon tjetrin në mëkate (gjërat që janë haram / të ndaluara) është bashkëpjesëmarrës në ato mëkate.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit