Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

A lejohet që të udhëtojë në Evropë për disa muaj kur rregullohen vizat, në mënyrë që të fitojë disa para për larjen e borxheve dhe për një standard normal?

Përgjigjja: Kjo lejohet nëse është e nevojshme. Nëse në Kosovë nuk mund të fitosh mjaftueshëm sa për shlyerjen e borxheve, atëherë lejohet dalja jashtë vendit, mirëpo për punë sezonale e jo përgjithmonë.

▪️Kushti i parë është që njeriu të jetë i nevojshëm për këtë punë. Mirëpo, nëse mund ta fitojë rrizkun mjaftueshëm brenda në Kosovë, atëherë nuk i lejohet të dalë jashtë.

▪️Kushti i dytë është që besimtari të ketë devotshmëri , në mënyrë që kur të dalë, të mos ndikohet nga jeta atje, sepse atje haramet e mëkatet janë gjë të lehta të veprohen. Shtoja faktin kësaj që në këtë rast atë nuk e njeh askush dhe kështu bie më lehtë në mëkate.

?Shpesh herë njeriu largohet nga mëkatet sepse i vije turp nga rrethi që e njohin. Kur del jashtë vendit nuk e ka këtë pengesë. Andaj, nëse nuk e plotëson këtë kusht (devotshmërinë) edhe pse ka nevojë të dalë jashtë, atëherë nuk i lejohet të dalë. Përderisa është në rrezik feja e tij, nuk lejohet të shkojë. Në këtë pikë secili le të jetë i sinqertë me Allahun, mos të thotë: “Unë jam i devotshëm mjaftueshëm dhe nuk bie në mëkate!” Nëse në Kosovë i ke bërë mëkat Allahut, jashtë do bësh edhe më shumë.

▪️Kushti i tretë është që besimtari të ketë dije të mjaftueshme që mos të bie në dyshimet e jobesimtarëve, që të mos ndikohet prej tyre dhe që të dijë t’u kundërpërgjigjesh atyre. Nëse i plotëson këto kushte, in shaa Allah s’ka të keqe të dalësh. Mirëpo, posa ta plotësosh nevojën se për çfarë ke shkuar atje, duhet të kthehesh.

▪️Dijetarët po ashtu e shtojnë këtu edhe një kusht të katërt e që është: të kesh liri ta praktikosh fenë hapur atje, duke mos të penguar. Ka raste që kanë treguar se kur kanë shkuar jashtë Kosovës, për të falur namazin është dashur ta fikin dritën apo ta ulin perden në mënyrë që mos t’i shohë punëdhënësi.

?Myslimani nuk duhet të shkojë atje e ta nënçmojë veten në këtë mënyrë para jobesimtarëve. Ai është krenar me fenë e vet. Elhamdulilah në Kosovë edhe pse ekonomia është e dobët dhe standardi i ulët, nëse punon arrin të kesh rrizk të mjaftueshëm duke mos qenë i nevojshëm për të tjerët. Nëse njëra nga këto kushte mungon nuk lejohet të shkosh atje.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva