A lejohet që udhëtari ta prishë agjërimin?

?Përgjigjja: Në çastin që njeriu konsiderohet si udhëtar, i lejohet ta prishë agjërimin. Pas Ramazanit i kompenson ditët e prishura. Shejkh Sulejman er Ruhejli ka thënë që prishja apo mosprishja e agjërimit kur njeriu është udhëtar, varet nga njeriu.

?Nëse për të është më lehtë të agjërojë në Ramazan, duke mos i shkaktuar problem agjërimi dhe duke e pasur të lehtë, e që pas Ramazanit e ka më vështirë të agjërojë kaza, atëherë i tillë e vazhdon agjërimin. E nëse është e kundërta, atëherë më mirë për të është që ta prishë agjërimin kur është udhëtar.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit