Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

A lejohet të falemi, agjërojmë dhe të kemi marëdhënie intime gjatë sekrecioneve të kafta?

?Pergjigja: E verdha apo e kafta para ciklit menstrual. Nëse ky sekrecion rrjedhë në kohën e të përmujashmeve apo shumë pak para tyre dhe shoqërohet me dhimbjet dhe shtrëngimet e ciklit menstrual, si dhe dalja e tij vazhdon deri sa lidhet me daljen e gjakut menstrual (hajdhit), atëherë kjo llogaritet prej zakonit dhe të përmujashmeve të gruas. Prandaj, ajo duhet të ndalohet nga namazi dhe agjërimi (si dhe nga marëdhëniet intime). Për shembull, nëse e kafta vjen një ditë apo dy para të përmujashmeve dhe shoqërohet me dhimbjet e tyre, pastaj në ditën e tretë fillon dalja e gjakut. Krejt këto ditë llogariten prej ciklit menstrual. Ky është mendimi më i shquar në këtë çështje dhe të cilin e ka përkrahur Shejh Bin Bazi, Allahu e mëshiroftë! (edhe pse ai e kushtëzoi vetëm lidhjen e saj me gjakun menstrual dhe nuk e kushtëzoi edhe ekzistimin e dhimbjeve të hajdhit). Po ashtu, këtë mendim fillimisht e përkrahte edhe Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!, edhe pse në fund të jetës së tij të verdhën dhe të kaftën nuk i llogariste fare prej hajdhit. ❗️

?Mendimi që duket më i peshuar (më i saktë) është ai që të verdhën dhe të kaftën e llogarit prej hajdhit (nëse është në kohën e të pëmuajshmeve), si dhe nëse lidhet me daljen e gjakut dhe shoqërohet me dhimbjet e hajdhit. Arsyeja për këtë është se e verdha dhe e kafta janë prej ngjyrave të gjakut te shumica e fukahave (dijetarëve të fikhut).

?Hajdhi ndodh kur (veza nuk fekondohet dhe implantimi nuk ndodh dhe si rrjedhojë) shtresa / muri (pjesa e brendshme) e mitrës dezintegrohet (shkapërderdhet) nga trupi dhe më pas veza së bashku me gjakun dhe indet nga shtresimi i mitrës – nxirren jashtë. Prandaj, edhe gjaku zbret / del me ngjyra të ndryshme. Zakonisht fillon të dal me ngjyrë të fortë të zezë apo të errët, pastaj vazhdon duke e zbehur derisa të bëhet i kaftë apo i verdhë. Por, nganjëherë ndodhë e kundërta, fillon me të verdhën dhe të kaftën, pastaj del si gjak (i zi).

?Më poshtë do të përmendet hadithi i Aishes, radijallahu anha, i cili tregon se e verdha dhe e kafta para pastrimit është hajdh. Në realitet nuk ka dalim mes sekretimit të saj (verdhës dhe kaftës) para pastrimit apo sekretimit të tyre gjatë kohës së të përmuajshmeve para (daljes së) gjakut nëse shoqërohet me shenjat e hajdhit, siç janë dhimbjet dhe shtrëngimet. Nëse dikush thotë se ajo që kushtëzohet është vetëm me lidhja e saj (e verdhës dhe kaftës) me gjakun, atëherë edhe ky do të ishte mendim i fortë (siç e pamë që është mendimi i shejh Bin Bazit, Allahu e mëshiroftë!), mirëpo me kusht që të jetë në kohën e të përmuajshmeve.

?Mendimi i fukahave – siç janë Hanefitë dhe Hanbelitë – se e verdha edhe e kafta në kohën e të përmujashmeve llogaritet prej hajdhit, e përfshin – e Allahu e di më mirë – edhe gjendjen e lartpërmendur, domethënë sekretimi i të verdhës dhe të kaftës në fillim të hajdhit.

?Kurse, mendimi i tjerëve – siç janë Malikitë dhe Shafitë – është se e verdha dhe kafta janë prej hajdhit në përgjithësi, apo gjatë kohës së mundësisë (së sekretimit). Ky mendim e përfshin edhe sekretimin e tyre para hajdhit, siç është e dukshme. Kush dëshiron të përfitojë më shumë në këtë temë mundet t’i referohet: “El Mewsuah El Fikhije” (18/296), “El Mugnij” (1/202), dhe “El Mexhmu” (2/422).

2) E verdha dhe e kafta pas gjakut dhe para pastrimit.

?Kjo llogaritet prej hajdhit. Argument për këtë është hadithi që transmetohet në “El Muweta” të Imam Malikut, fq 130, prej Umu Alkameh; ajo thotë:

?“Gratë i dërgonin Aishes, nënës së besimtarëve, enët në të cilat e vendosnin pambukun, ku kishte mbetur e verdha si rezultat i gjakut të hajdhit.
Ato e pyesnin për namazin (gjatë këtyre ditëve). Ajo u përgjigjej: “Mos u ngutni deri sa te shihni sekretimin e bardhë.” Më këtë e kishte për qëllim pastrimin prej hajdhit.” Shejh Albani e vlerëson si autentik (sahih) në “Irwaul Galil” nr. 198.

3) E verdha dhe e kafta pas pastrimin (domethënë pasi që të shihet sekritimi i bardhë). Kjo nuk ka kurrfarë dispozite.

✒️Argument për këtë është fjala e Umu Atijeh, radijallahu anha: “Të verdhën dhe të kaftën pastrimit nuk e llogaritmin për gjë.” E transmetojnë Buhariu, 320, Ebu Dawudi, 307, Nesaiu, 368, dhe Ibën Maxheh.

Këtu po i sjellim edhe fetwatë e dijetëve të lartpërmendur për këtë çështje.

Shejh Bin Bazi, Allahu e mëshiroftë, është pyetur: “Para se të vijnë të përmuajshmet, më vjen një sekrecion me ngjyrë të kaftë i cili vazhdon për pesë ditë radhazi dhe pastaj rrjedh gjaku i zakonshëm (menstrual) i cili vazhdon edhe për tetë ditë të tjera (pra pas pesë ditëve të para). A e kam obligim të falem dhe të agjëroj gjatë këtyre ditëve?”

?Ai u përgjigj: “Nëse këto pesë, gjatë të cilave e sheh sekrecionin e kaftë, janë të ndara prej gjakut (menstrual) – pra, vjen para tij por është i ndarë – atëherë nuk ka ndonjë ndalesë për ty, agjëron dhe falesh, ngase ai është sekrecion i kaftë apo i verdhë dhe nuk të ndalon prej adhurimeve.

✒️Gjithashtu, nëse sekrecioni i verdhë dhe i kaftë vjen pas pastrimit, nuk të ndalon prej namazit dhe agjërimit. Pra, ai thjeshtë llogaritet si urina, pastrohesh prej tij dhe falesh.

✒️Mirëpo, nëse kjo gjë e kaftë vjen e lidhur me gjakun (menstrual), domethënë gjaku rrjedh menjëherë pas këtyre pesë ditëve, atëherë mos u fal dhe mos agjëro gjatë këtyre pesë ditëve. Njëjtë është nëse vjen (sekrecioni i kaftë) pas gjakut (menstrual) i lidhur me të, atëherë ai llogaritet prej totalit të hajdhit, pra llogaritet prej totalit të përmuajshmeve.

✒️Mirëpo, nëse mes tyre ka ndarje, një ditë apo gjysmë dite apo ngjashëm me të; ndarje e qartë gjatë të cilës largohet e kafta dhe ndodh pastrimi, pastaj vjen gjaku menstrual pas saj (të kaftës), në këtë rast nuk llogaritet hajdh dhe e ke obligim të falesh; pastrohesh prej saj para çdo namazi, pasi që të hyjë koha e namazit, dhe pastaj falesh.

✒️Njëjtë nëse e kafta apo e verdha vjen pas pastrimit, atëherë duhet të pastrohesh prej saj për çdo kohë të namazit dhe të falesh. Mos e llogarit prej hajdhit; por kur është e lidhur me hajdhin para apo pas tij, atëherë llogarite prej tij.”

(“Fetawa nur aled-derb”
2/663-664).

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!, në broshurën “Ed-Dima Et-Tabiije Lin-Nisa” (Gjakrat e zakonshme te gratë) fq.10 thotë:

?“Lloji i tretë: e verdha dhe e kafta. Kur gruaja e sheh gjakun me ngjyrë të verdhë, siç është lëngu i plagëve, apo të kaftë mes të verdhës dhe të zezës. Kjo nëse vjen gjatë hajdhit apo i lidhur me të para pastrimit, atëherë ai llogaritet prej hajdhit, dhe në këtë rast për të vlejnë të gjitha dispozitat e tij.

✒️E, nëse vjen pas pastrimit atëherë nuk është hajdh, duke u bazuar në fjalët e Umu Atijes, radijallahu anha: “Të verdhën dhe të kaftën pastrimit nuk e llogaritmin për gjë.” E transmeton Ebu Dawudi me zingjir të saktë.”

✒️Po aty në faqe 59 thotë: “Nëse e kafta i paraprinë hajdhit, atëherë edhe ajo është prej tij. Kjo njihet përmes dhimbjeve dhe shtrëngimeve (në bark) që zakonisht paraqiten gjatë hajdhit.

✒️Ndërsa, e kafta që vjen pas hajdhit, atëherë ajo duhet të pres derisa të largohet, sepse e kafta e lidhur me hajdhin llogaritet prej tij, duke u bazuar në fjalët e Aishes, radijallahu anha: “Mos u ngutni deri sa ta shihni “El-Kassatu El-Bejdha”, sekrecionin e bardhë.”

✒️Gjithashtu, në “Fetawa Erkanil-Islam” fq. 258, thotë: “Rregulli i përgjithshëm është se nëse gruaja pastrohet dhe e sheh bindshëm pastrimin pas hajdhit; me pastrim e kam për qëllim daljen e
sekrecionit të bardhë “El-Kassatu El-Bejdha”, që është sekrecion i bardhë për të cilin kanë njohuri gratë, atëherë pas këtij pastrimi çdo gjë që del, qoftë e verdhë apo e kaftë, apo pikë apo lagështi, krejt këto nuk llogariten prej hajdhit, dhe nuk e pengojnë gruan prej faljes së namazit, apo prej agjërimit, si dhe nuk e pengojnë burrin prej marëdhënieve intime me gruan, sepse kjo nuk është hajdh…

✒️Mirëpo, gruaja duhet të mos ngutet deri sa ta shoh mirë pasrtimin.

✒️Disa gra kur fillon të pakësohet gjaku shpejtojnë dhe pastrohen para se ta shohin pasrtimin. Për këtë arsye, gratë e sahabëve e dërgonin te Aishja, radijallahu anhu, pambukun në të cilin kishte sekrecion të verdhë; dhe ajo u thoshte: “Mos u ngutni deri sa ta shihni “El-Kassatu El-Bejdha”, sekrecionin e bardhë.”

✒️Ky pra ka qenë mendimi i Shejh Ibën Uthejminit, Allahu e mëshiroftë!, në fillim, kurse kah fundi i jetës së tij e ka ndërruar mendimin.

✒️Në “Themeratut-tedwin an ibën Uthejmin” faqe 24, e gjejmë fjalën e Shejhut: “Mendimi që më duket më i saktë kohëve të fundit dhe në të cilin më gjen prehje shpirti im është se hajdh llogaritet vetëm dalja e gjakut. Kurse, e verdha dhe e kafta nuk janë prej hajdhit, madje edhe nëse vjen para sekrecionit të bardhë. Allahu e di më mirë!”

✒️Mirëpo, siç e sqaruam mendimi më i saktë është ai i pari që e sqaruam më lartë.

Allahu e di më mirë!

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva