A lejohet të falen më shumë se 8 rekate namaz të natës?

?Përgjigjja: Dijetarët para shejkh Albanit dhe ata bashkëkohor e lejojnë të shtohet më shumë se 11 rekate (8 rekate namaz nate plus vitër tri rekate) në namazin e teravive. Andaj, nuk është bidat nëse shton më shumë se 11 rekate.

?Vetë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka falur 13 (më shumë se 11). Kur një person e ka pyetur: “Si është namazi i natës?”, ai i ka thënë: “Dy nga dy. Nëse ke frikë se të zë sabahu, fal një rekat vitër.” E nuk ka thënë: “Kur të plotësosh 8 rekate mos shto më shumë”.

?Më së miri është të falen 8 rekate namaz të natës, mirëpo të thuash se nuk lejohet të shtohet më shumë, ky është mendim i dobët. Andaj, ti falu aq sa falet imami. Nëse ai i fal 8 apo 20, fali edhe ti aq me të.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit