A lejohet të flas me një mashkull nëse e mendon atë për burrë, me lejen e vëllaut dhe nënës?

Përgjigje: Nëse është për qëllim që të flas me të gjatë gjithë kohës, me telefon apo përmes rrjeteve sociale, etj… atëhere kjo nuk lejohet. Sepse,gruas muslimane i ndalohet të flas me burrat e huaj, edhe nëse mendon se do të jetë burri i saj në të ardhmen.

?Ngase, kjo nuk dihet, vetem Allahu e di a do të jetë ai burri i saj apo jo. Kështu që, muslimanja e ka obligim ta ruaj nderin e saj dhe të mos lëshohet në biseda me burra të huaj, edhe nëse për këtë merr leje prej vëllaut apo nënës.Por, nëse ai është i interesuar për martesë, atëherë duhet të vijë në shtëpinë e saj dhe në prezencën e vëllaut të saj të flasin rreth çështjeve që iu interesojnë.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit