A lejohet të jepet zekati nëpër xhamitë në të cilat caktohet një kuti për të?

 

 

Nëse xhamia e ka caktuar atë kuti për dhënien e zekatit, e pastaj ato para u shpërndahen atyre që e meritojnë zekatin (8 kategorive), nuk ka të keqe. Mirëpo nëse ato para përdoren për interesa të xhamisë, atëherë nuk jepet zekati në ato xhami, ngase xhamia dhe interesat e saj nuk futen tek kategoritë të cilët e meritojnë zekatin. Andaj duhet t’i pyesësh se për çfarë shfrytëzohen ajo para e zekatit. Nëse thonë: Për qiranë e xhamisë, apo shpenzimet e saj, atëherë nuk lejohet dhënia e zekatit aty. Jep sadaka. Ndërsa zekati nuk jepet për çështjet e shpenzimet e xhamive apo të shoqatave.

Përveç një rast nganjëherë mund të jetë e domosdoshme, që bën përjashtim shejkh Uthejmin rahimehullah, që është: kur xhamia nuk ka të ardhura të tjera atëherë lejohet të jepet zekati në mënyrë që në atë vend të vazhdojë adhurimi ndaj Allahut. Në raste të tjera pra nuk lejohet që zekati të jepet për çështje të xhamisë (për interese e dobi të veta).

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit