A lejohet të lutem shqip në namazin farz, apo veç në atë sunet?

Përgjigjje: Shejkh Felah ka thënë se lejohet bërja e lutjeve në gjuhën shqipe, si në namazin farz si në atë sunet. Ata që bëjnë dallim mes farzit dhe sunetit, duhet të sjellin argument.

? Çdo gjë që e prish farzin e prish edhe sunetin dhe anasjelltas, përveç atyre gjërave për të cilat ka argument të veçantë se nuk lejohen të veprohen në namazin farz, por lejohen të veprohen në sunet. E kur nuk ka argument, atëherë të gjitha dispozitat që vlejnë për farzin, vlejnë edhe për sunetin. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka sqaruar se nuk lejohet falja e farzit duke qenë ulur pa pasur arsye, thjeshtë nga dëshira. Duhet të falet gjithsesi në këmbë. Ndërsa falja e sunetit lejohet të falet edhe ulur, sepse për këtë është argument hadithi në të cilin thuhet se kush e fal namazin sunet ulur, ka gjysmën e shpërblimit të atij që e fal në këmbë; namazi i pranohet, por e arrin gjysmën e shpërblimit. Në të tilla raste kemi argument i cili e ndan namazin farz prej atij sunet.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit