A lejohet të mbahet ligjëratë gjatë namazit të teravive?

A lejohet të mbahet ligjëratë gjatë namazit të teravive?

Hoxhë Lulzim Perçuku: Nuk ka bazë në sunetin profetik që në namaz të natës të zhvillohet ligjëratë (nga imami). Kjo nuk bën. Nëse e sheh ndonjë të keqe, lejohet të çohet për të bërë tërheqje të vërejtjes (këshillim) shkurtimisht, duke bërë përkujtim, por jo të bëhet traditë siç e kanë bërë sot duke mbajt ligjëratë pas katër rekateve në namaz të natës.

Në këtë mënyrë po humbet natyra e namazit të natës, duke kaluar në ligjëratë. Madje ka disa që e zgjasin ligjëratën më shumë sesa që i zgjasin dy rekate namaz.

Në rast se ndodh kjo, ti si xhemat qëndro deri në fund (për të falë namazin); gabimi është i imamit që e vepron këtë gjë.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit