Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

A lejohet të thuhet “melaqe” kur fëmijës i shkon keq ushqimi?

 

Është  vërtetë se tek ne përdoret fjala “melaqe” (apo melaqet me ty) në këtë rast, sidomos gratë. Nëse bëhet si lloj lutje apo mbështetje te engjëjt (melaqet) kjo nuk lejohet. Njeriu duhet t’i mbështetet vetëm Allahut të Lartësuar. Ka prej engjëjve që Allahu i ka caktuar ta ruajnë besimtarin, mirëpo e ruajnë me urdhrin e Allahut (sipas një komentimi të ajetit), siç ka ardhur në ajet: Njeriu ka përcjellës (engjëj), para tij dhe pas tij, që e mbikëqyrin atë me urdhrin e Allahut.” Rad 11. Selefi ka shpjeguar se kur vjen kaderi i Allahut që ka për ta goditur patjetër besimtarin, atëherë engjëjt largohen (nuk e ruajnë), sepse Allahu ka caktuar që të ndodhë ajo sprovë a fatkeqësi ndaj tij.

Andaj këtyre shprehjeve duhet t’u iket sepse më e pakta e tyre është se ato përmbajnë kuptime të dyshimta. Fjalës “melaqe (apo melaqet me ty” duhet t’i iket sepse besimtari duhet ta kërkojë ndihmën vetëm prej Allahut, jo prej krijesave. Nëse bëhet me këtë mendim e bindje (se i mbështetet engjëjve dhe u kërkon ndihmë) është një lloj shirku. Kjo nuk lejohet. Prej formave të shirkut që e kanë vepruar mushrikët e Mekës është lidhja e tyre me engjëjt, duke iu lutur, duke i marr si ndërmjetës mes tyre dhe Allahut në lutje e dëshira, ngase kanë besuar se engjëjt janë bijat e Allahut. I kanë quajtur kështu sepse kanë menduar se i takojnë gjinisë femërore, e përderisa janë bijat e Allahut, sipas tyre, atëherë kanë pozitë tek Ai, andaj kanë thënë se na lejohet t’i marrim si ndërmjetës. Kështu ka lozur shejtani me ta dhe i ka nxitur të veprojnë shirk. Mushrikët e Mekës nuk kanë adhuruar vetëm idhuj.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.

Transkriptim nga derset live.

  • Shpërndaje
Print Friendly and PDF

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni artikujt e rinj me email duke u abonuar

RËNDËSIA E TEUHIDIT

NA NDIQNI NË TELEGRAM

Arkiva
Kategori