A lejohet të udhëtoj femra pa mahrem prej nje qyteti në qytetin tjetër në Kosovë?

Përgjigjja: Për shkak të rrethanave në të cilat është gjendja e njerëzve në Kosovë, gruaja nuk bën të udhëtojë pa mahrem brenda qyteteve të Kosovës.

?Sidomos nëse i duhet të udhëtojë me autobus apo kombibus;përveç në raste të domosdoshmërisë, atëherë in shaa Allah lejohet nëse distanca nuk është e largët (të mos jetë distancë që e lejon shkurtimin e namazit). Kurse, domosdoshmëria përcaktohet sipas nivelit të saj.

?Më së miri është të pyetet ndonjë prej hoxhallarëve se a konsiderohet ndonjë gjë e caktuar domosdomshëri që ia lejon gruas të udhëtojë në raste të këtilla.

?Por, nëse qyetet janë afër njëra-tjetrës, domthënë të ngjitura, siç është Prishtina me Fushë Kosovën, etj, atëherë in shaa Allah nuk ka të keqe nëse udhëton, por sipas mundësisë t’i shmanget sa më shumë transportit publik, pra të udhëtojë me veturë personale.

? E, nëse i duhet të udhëtojë me transport publik, nëse është e nevojshme apo e domosdoshme, atëherë të mundohet të qëndrojë në një vend ku ka më pak meshkuj (e njëjta vlen edhe për meshkujt kur iu duhet të udhëtojnë me trasnport publik, domethënë të mundohen të qëndrojnë sa më larg vendit ku ka femra).

Allahu e di më mirë!

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit