Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

A lejohet t’i shes bankës dritare duke ia montuar (ndërtesën)?

Përgjigjje: Jo, kjo nuk lejohet. Çdo ndihmë që bëhet ndaj bankës është e ndaluar sepse ai vend do të shfrytëzohet pastaj për haram; banka është vend që e zemëron shumë Allahun. Kamata është prej mëkateve shumë të mëdha. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë se një dinar kamat është më keq sesa bërja imoralitet me nënën. Gjithashtu nuk lejohet t’i lëshohet objekti me qëra.

? Mëkati i atij që punon (në bankë) aty ku bëhen transaksionet e parave, është më i madh sesa i pastruesit apo i rojës (që punon aty). Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë se Allahu e ka mallkuar atë që e shkruan kamatën, atë për të cilin shkruhet dhe atë që dëshmon për kamatën. Pa dyshim se dijetarët bashkëkohorë të ehli sunetit thonë se ajo që veprojnë sot bankat është kamatë, njëjtë sikur kamata klasike. Disa njerëz kanë bërë dallim në këtë duke thënë se nuk është kamatë, se krejt bota merren me të dhe ne nuk mund të izolohemi nga bota. Mirëpo, fakti se e gjithë bota merren me një gjë, nuk do të thotë se ajo është e lejuar. Duhet parë se a ka kamatë aty apo nuk ka. Kamatë është çdo borxh që pas vetes sjell fitim/dobi (fajde). Kështu personi kur i merr borxh bankës dhe ia kthen atë pastaj, banka i merr më shumë, duke përfituar prej kësaj.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva