A lejohet veshja e fëmijës me ngjyrë të caktuar për të mos e kapur mësyshi?

?Përgjigjja: Dijetarët thonë që lejohet veshja e fëmijës me rroba të vjetra (jo të bukura) në mënyrë që mos t’i bie dikush mësyshë, sepse ti me këtë nuk po mbështetesh në këtë gjë, por thjesht po lë diçka pa vepruar që është veshja me rroba të bukura, që nëse e sheh ndokush mund t’i bie mësyshë.

✒️Kurse t’i veshësh fëmijës një rrobë me ngjyrë të veçantë (siç i veshin me ngjyrë të gjelbërt) kjo mund të jetë sikurse vënia (bartja) e hajmalisë, ngase me këtë ti po vepron diçka, që është veshja e një rrobe të caktuar për ta larguar (parandaluar) mësyshin. E kjo nuk ka argument se lejohet të veprohet.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit