Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

A llogaritet përgojim përmendja e të metave të atyre që i përhapin ato në rrjetet sociale?

?Përgjigjja: Dijetarët kanë përmendur se nuk është përgojim nëse dikush flet për një person i cili mëkatin e tij e vepron publikisht. Shembull: ai pi duhan haptazi, nëse thua për të “filani që pi duhan”, nuk llogaritet përgojim ngase këtë veprim ai nuk e fsheh, por e vepron haptazi; apo nëse thua për atë që e rruan mjekrën “ai që e rruan mjekrën” nuk është përgojim.

?Kështu që, njëjtë është, ndoshta mëkati i dikujt që e poston në rrjetet sociale përhapet më shumë sesa nëse e bën në rrugë. Nëse flitet ndaj të tillëve (që i përhapin mëkatet në internet), nuk konsiderohet përgojim.

?Mirëpo, përgojimi edhe pse lejohet (në disa raste), nëse prej tij nuk ka dobi atëherë pse të veprohet. Nuk do kemi dobi nëse ulemi dhe flasim: “Filani e ka postuar këtë e atë mëkat në rrjetet sociale”. Nëse kemi dobi ndonjë gjë në fenë tonë nga ajo përmendje, atëherë nuk prish punë ta përmendim.

?Ata dijetarë që kanë mendimin se nuk konsiderohet përgojim të flasësh ndaj jobesimtarëve, thonë se përderisa nuk ka dobi nga kjo (në fenë tonë), atëherë nuk e veprojmë.

?Andaj, edhe për atë që bën mëkate publikisht, pse t’i përmendim të metat dhe lëshimet e tij nëse nuk kemi dobi në fenë tonë nga kjo gjë.

?Gjurmimi dhe zbulimi i të metave të të tjerëve, është kur ata i bëjnë fshehur ato. E nëse ata i bëjnë ato publikisht, nuk llogaritet gjurmim dhe zbulim.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva