A më mirë është për gratë të falen në shtëpi apo të shkojnë në taravi në xhami ?

Pyetja: A më mirë është të falem në shtëpi apo të shkoj në taravi pasi që e kam xhaminë shumë afër dhe në rastin tim nuk ka shumë xhemat xhamia e katundit. Aty shkoj dhe dal me herët, dhe arsyea përse dua të shkoj është sepse këndohet më shumë Kuran. Por burru më ka thënë që me shkuarjen time në xhami mund të bëhet polemikë, pasi gratë nuk shkojnë kurrë në xhami në katund. Çfarë më sygjeroni të bëj pasi që edhe kam investuar në xhami që të bëhet pjesa e ndarë për femra.

Përgjigje: Për gruan më mirë është të falet në shtëpi, pavarësisht a është namazi farz apo nafile (siç është rasti i taravive).

? I Dërguari I Allahut, salallahu alejhi we selem, ka thënë: “Mos i pengoni gratë e juaja që të falen në xhami, por namazi në shtëpitë e tyre është më i mirë për to.” Dhe këtë e ka thënë pelër xhaminë e tij, salallahu alejhi we selem. Domethënë namazi në shtëpi është më i vlefshëm për gratë se namazi në xhaminë e të Derguarit, salallahu alejhi we selem, edhe pse namazi aty është më i vlefshëm se njëmijë namaze në raport me xhamitë e tjera përveç Qabesë.

?Sidoqoftë, nëse gruaja dëshiron të falet në xhami, atëherë kjo është e lejuar, dhe burrit të saj nuk i lejohet ta ndalojë atë nga shkuarja në xhami. Mirëpo, gjatë shkuarjes në xhami gruaja duhet të kujdeset që të mos vishet në mënyrë provokative, apo të vendos parfum, etj.

?Në disa transmetime të hadithit të lartecekur,i Dërguari, salallahu alejhi we selem, ka shtuar: “Le të dalin (për në xhami) duke mos vendosur parfum.” Gjithashtu, duhet të ketë kujdes të mos e ngris apo zbukuroj zërin e saj gjatë shkuarjes në xhami, si dhe të ketë kujdes të ecë larg burrave.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit