A mi fal Allahu mëkatet e shkuara nëse i kërkoj falje?

A mi fal Allahu mëkatet e shkuara nëse i kërkoj falje?

Njeriu pasi ka bërë mëkate, le të kthehet tek Allahu e të pendohet. Të mos e mashtrojë shejtani se meqë e kujtoi Allahun dhe nuk mundi ta ndalë veten nga rënia në mëkat, s’ka pse të kërkojë falje pastaj tek Allahu. Përkundrazi,  pasi që ti bën mëkat, mos bjer në grackën tjetër të shejtanit, që është: moskërkimi i faljes tek Allahu. Kthehu tek Allahu me pendim të sinqertë e përmirësim dhe lute të ta falë atë mëkat. Shejtani ka shumë kurthe. Një prej tyre është se ai mundohet ta bëjë njeriun të bie në mëkat, pas kësaj i thotë: “Ti je mëkatar, si do i dalësh Allahut para?”. Por, Allahu ka thënë: “O ju që e keni ngarkuar veten me mëkate, mos e humbni shpresën në Mëshirën e Allahut.” Surja Zumer. Sa do i madh të jetë mëkati, duhet të kthehesh tek Allahu me pendim dhe të kërkosh falje prej Tij. Mos të të mashtrojë shejtani e të thuash se Allahu nuk më fal, ngase ky është mendim i keq ndaj Tij. Kërko falje prej Allahut, Ai t’i falë mëkatet, sado të mëdha që janë ato.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit