Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

A mund të na i tregoni rregullat e teuhidit?

?Përgjigja: Kjo eshte teme e gjere qe te perfshihet brenda nje pergjigjeje, ngase teuhidi eshte vet arsyeja e ekzistimit te krijesave. Allahu i Lartesuar thote:

“Nuk i kam krijuar xhinet dhe njerezit vecse qe te me adhurojne Mua” (Dharijat, 56).

Pra, teuhid eshte te njesohet Allahu me adhurim. Pra, qe i gjithe adhurimi yne te jete vetem per Allahun e Lartesuar. Pastaj, teuhidi ndahet ne tri lloje:

1⃣ Teuhid rububije, qe do te thote njesimi i Allahut ne veprat e Tij, sic jane: Krijimi, Furnizimi, dhenia jete dhe vdekje, drejtimi i universit, etj, pra te besohet se Allahu eshte i Vetmi i Cili krijon, furnizon, jep jete dhe vdekje, e sundon dhe drejton universin, cdo gje edhe ne Doren e Tij, etj

⛔️Njeriu me kete lloj te teuhidit nuk behet musliman dhe nuk shpeton prej zjarrit. Por, ky teuhid patjeter e kerkon llojin e dyte dhe te trete te teuhidit permes te cileve njeriu hyn ne Xhenet me lejen e Allahut.

2⃣Lloji i dyte eshte teuhidi uluhije, qe do te thote: njesimi i Allahut me veprat (adhurimet) tona. Pra, qe cdo adhurim tonin t’ia kushtojme sinqerisht vetem Allahut te Lartesuar. Llojet e adhurimeve jane te shumta: prej tyre ka qe jane fjale, te cilat pastaj ndahen ne te brendshme dhe te jashtme, dhe vepra te cilat gjithashtu ndahen ne brendshme dhe te jashtme.

? Si shembull per fjalen si adhurimi i brendshem eshte: nijeti. Kurse, fjalet e jashtme jane te shumta, psh: leximi i Kuranit, dhikri (permendja e Allahut), duaja (lutja), etj. Kurse, si vepra te brendshme mund t’i permendin: frika ndaj Allahut (me te gjitha llojet e saj), shpresa ne Te, mbeshtetja te Ai, etj… ka shume vepra te zemres. Ndersa, veprat te jashtme jane, psh: namazi, agjerimi, zekati, haxhi, respektimi i prinderve, miresjellja me te tjeret, etj prej veprave te shumta te jashtme.

Te gjitha keto duhet te behen vetem per hir te Allahut dhe si adhurim ndaj Tij, pra Allahu duhet te njesohet me keto adhurime tona dhe nuk lejohet qe ndonjeren prej tyre t’ia kushtojme dikujt tjeter pervec Tij.

Prej veprave te jashtme te gjuhes me rendesi eshte te permendet edhe kerkimi i ndihmes, kerkimi i shpetimit, kerkimi i strehes (mbrojtjes)… etj

Nese ndonjeri prej ketyre adhurimeve i drejtohet dikujt tjeter pervec Allahut, atehere njeriu ben shirk, dhe shirku eshte mekati me i madh te cilin Allahu nuk e fal nese njeriu vdes pa u penduar prej atij shirku. Pra, e kunderta e teuhidit eshte shirku.

?Shirku ndahet ne dy lloje:
1⃣shirk i madh dhe
2⃣shirk i vogel.

Shirku i madh e nxjerr njeriun prej feje (dmth behet jobesimtar), kurse shirku i vogel nuk e nxjerr njerin prej feje, por eshte mekati me i madh prej mekateve te medha. Pra, shirku i vogel eshte mekat me i madh se: zinaja, pirja e alkoolit, vrasja e tjetrit, ngrenia e kamates, etj prej mekateve te medha. shirk i vogel llogarit cdo veper qe sheriati e ka quajtur shirk por qe nuk e arrin shkallen e shirkut te madh.

➡️Pastaj keto dy lloje te shirkut ndahen ne dy nen-ndarje tjera:
1⃣ i hapur dhe
2⃣ i fshehte.

✏️Pra, kem shirk te madh qe behet haptazi dhe shirk te madh qe behet fshehurazi. Po ashtu, kemi shirk te vogel qe behet haptazi dhe shirk te vogel qe behet fshehurazi. Shirk i madh qe behet haptazi psh eshte: lutja e dikujt tjeter pervec Allahut, therja e kurbanit per hir te dikujt tjeter pervec Allahut, zotimi per dike tjeter pervec Tij, kerkimi i ndihmes, shpetimit dhe strehes te dikush tjeter pervec Tij, etj. Kurse, shirk i madh qe behet fshehtazi eshte, psh: dashuria per dike ashtu sic duhet te dashurohet Allahu, frika prej dikujt tjeter ashtu sic duhet te kihet frike Allahut, shpresa ne dike tjeter pervec Allahut, mbeshtetja te dikush tjeter pervec Tij, etj

❗️Shirk i vogel qe behet haptazi eshte, psh: betimi ne dike pervec Allahut, thenia: “Ndodhi ajo qe deshti Allahu dhe ajo qe deshe ti” (ketu duhet qe ne vend te pjesezes “dhe” te sillet pjeseza “pastaj”), atribuimi i miresive te dikush tjeter pervec Allahut (psh te thuhet kjo pasuri me erdhi prej babait tim, apo te thuhet: sikur te mos ishte qeni (apo ne kohen tone alarmi) do te hynin hajnat ne shtepi dhe do te na vidhnin), etj. Kurse, shirk i vogel i fshehte llogarite rija-ja (dyfytyresia) ne adhurime, kur dikush falet dhe e zbukuron namazin per shkak se te tjeret jane duke e pare qe po falet, apo kur dikush flet (bene adhurime te ndryshme me gjuhe) me qellim qe te tjeret ta degjojne dhe te thurin lavdata per te, etj

3⃣ Dhe lloji i trete i teuhidit eshte: teuhidi esmai we sifat, qe do te thote: njesimi i Allahut ne emrat dhe atributet e Tij, pra, te besohet se askush nuk eshte si Allahu ne emrat dhe atributet e Tij.

?Prej, emrave te Allahut eshte:

? Allah,
? Err-Rrahman,
? Err-Rrahim,
? El-Ehad,
? Es-Samed,

e shume te tjere te cilet nuk kane kufi, por vetem Allahu e di numrin e tyre.

?Prej atributeve te Allahut jane, psh:

?Ngritja dhe Lartesimi i Allahut mbi Arshin (Fronin) e Tij,
?zbritja e Allahut ne pjesen e trete te fundit te nates ne qiellin e dunjas,
?deshira e Tij,
?vullneti,
?meshira,
?krijimi,
?degjimi,
?shikimi, etj

?Per kete lloj te teuhidit eshte mire te lexohet libri: “Akideja Wasitije” me koment te dijetarit Uthejmin, Allahu e meshirofte. Ky liber eshte i perkthyer ne shqip. Po ashtu, eshte mire te degjohen ligjeratat e hoxhallareve te cilet e shpjegojne kete liber, por edhe libra te tjere qe flasin per kete lloj te teuhidit.

? Keto ishin vetem disa fjale shkurtimisht qe na japin nje ide se cfare eshte teuhidi dhe cfare eshte e kunderta e tij: shirku. Per ta kuptuar me mire kete duhet te lexohen librat te cilat i kane permendur ne detaje ceshtjet e teuhidit dhe ato te shirkut. Prej, ketyre librave qe duhet t’i lexoni dhe qe jane te perkthyera ne shqip jane:

?Se pari libri “Tri parimet” me komentim te dijetarit Muhamed bin Salih El Uthejmin. Pasi ta lexoni kete liber, atehere ju e keni marre nje baze te mire te dijes rreth teuhidit, por nuk duhet te mjaftoheni me kete, por duhet gjithsesi te kaloni te libri tjeter i cili eshte shkruar enkas per kete teme, e qe eshte

?“Kitabu Teuhid” (Libri i Teuhidit). Edhe ky liber eshte perkthyer dhe botuar ne shqip me komentime te shume dijetareve, por me i miri i tyre per fillestare eshte komentimi i dijetarit Salih Al Shejh.

Po ashtu, eshte mire t’i degjoni edhe ligjeratat e hoxhallareve te cilet e kane shpjeguar kete liber.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva