A obligohem me bartjen e mbulesës para djalit të hallës i cili është 30 vjeç dhe është me të meta (luan me lojëra, merret me punë fëmijërore, qëndron në ndejat ku jemi vetëm gratë, hynë në dhoma pa trokitur etj.?

Përgjigjje: Në origjinë, femra e vë mbulesën edhe para këtij personi, edhe pse është me të meta. Shpesh ka raste që njerëzit me të meta kanë epsh, e dallojnë gruan e bukur nga ajo jo e bukur, andaj duhet mbuluar para tyre. Në bazë të përshkrimit, nuk po shihet se ky person (që ka ardhur në pyetje) të ketë edhe shumë të meta, andaj duhet mbuluar edhe para tij.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit