A prishet abdesi kur nderrojme fëmijët /bebet ? Dhe a ka ndonjë argument?

Përgjigjje: Për këtë çështje ka mospajtime mes dijetarëve, mirëpo mendimin të cilin e përkrahi unë është se nëse gjatë pastrimit të foshnjës preket organi i tij / saj gjenital drejtpërdrejt dhe pa pengesë (siç janë dorezat, leckat e lagura dhe të tjera të ngjashme), atëherë në këtë rast prishet abdesi.

✏️ Këtu po e sjellim një fetwa të “Komisionit tëpërhershëm” në lidhje me këtë çështje: A prishet abdesi nëse preket aureti i foshnjës? Përgjigjet: Komisioni i Përhershëm për Studime dhe Fetwa

⁉️ Pyetje: A më prishet abdesi, nëse e prek auretin (pjesët e turpshme) e foshnjës sime gjatë ndërrimit të rrobave të saj?

☘️ Përgjigje: “Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm All-llahut të Vetmit, selami dhe salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, si dhe mbi familjen dhe shokët e tij.Prekja e avretit pa pengesë (direkt) e prish abdesin, pavarësisht a preket avreti i foshnjës apo i të rriturit.

➡️ Argument për këtë është hadithi i saktë, ku i Dërguari (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem)thotë: “Ai i cili prek ferxhin (organin gjenital dhe anusin) e tij, le të marr abdes”.Transmeton Nesaiu dhe Ebu Davudi. Dhe ferxhi i të prekurit është si ferxhi i prekësit (d.m.th. dispozita është e njëjtë, prishet abdesi) Suksesin e jep Allahu, salatet dhe selamet qoshfin mbi të Dërguarin,dhe mbi familjen dhe shokët e tij!”

▪️ Fetwaja me numër: 5/287.

? Komisioni në përbërje të: Shejh AbdulAziz ibën Baz, Shejh AbduRrezakAfifi, dhe Shejh Abdullah ibën Gudejan.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit