A prishet agjërimi me përdorimin e penicilinës?

Pyetje: Për shkak të sëmundjes kam shkuar në spital. Më pas, mjeku mi përshkruajti disa barna, ndër to ma përshkruajti edhe injeksionin penicilinë që ta përdorë në mëngjes dhe mbrëmje. Unë i thash se kam frikë se me këtë injeksion prishet agjërimi, por ai ma ktheu se me këtë injeksion nuk prishet agjërimi. Unë vazhdova ta përdorë dy ditë radhazi, por u befasova nga disa kolegë të cilët më njoftuan se me të gjitha injeksionet prishet agjërimi. Tani kam rënë në konfuzion, ju lutem të ma sqaroni se a prishet agjërimi me këto injeksione dhe se a e kam obligim që ditët e kaluara t’i bëj kaza? Sepse këtë injeksion e kam përdorur duke mos e ditur se prishet agjërimi dhe në bazë të udhëzimit të mjekut. Shpresoj që përgjigjen të ma ktheni sa më shpejtë.

Përgjigje: Nëse në realitet qëndron ashtu siç e përmendët ju, atëherë nuk ka asnjëlloj pengese që ta përdorni këtë injeksion, dhe nuk obligoheni që ditët e kaluara t’i bëni kaza. Por nëse mundeni, është më mirë që në të ardhmen injeksionin ta përdorni natën, sepse kjo është më e sigurtë për agjërimin.

Përktheu: Jeton Bozhlani
Komisioni i përhershëm për studime dhe fetva në përbërje të:
Abdulaziz ibën Baz, Abdurrezak Afifij, Abdullah ibën Gudejan, Abdullah ibën Ku’ud.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit