A prishet agjërimi nëse personi flet fjalë banale (të ndyta)?

A prishet agjërimi nëse personi flet fjalë banale (të ndyta)?

Hoxhë Lulzim Perçuku: Fjalët banale nuk duhet të përdoren as në agjërim e as jashtë tij. Njeriu duhet të mendojë përpara se të flasë. Sidoqoftë, nëse gjatë agjërimit përdoren fjalë të tilla, agjërimi nuk prishet, por mangësohet/pakësohet shpërblimi i tij.

Madje, dijetarët thonë se nëse personi përgojon të tjerët (që është mëkat i madh) agjërimi nuk prishet, por pakësohet shumë shpërblimi i tij. Kur imam Ahmedi ka dëgjuar duke thënë të tjerët se përgojimi e prish agjërimin, ka thënë: “Atëherë asnjëri nga ne nuk ka agjërim!”, kjo ngase njerëzit e veprojnë përgojimin gjatë agjërimit. Por duhet pasur kujdes sepse kjo gjë (përgojimi/gibeti) e pakëson shumë shpërblimin dhe është prej mëkateve të mëdha.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit