A thuhen tekbiret në Fitër Bajram dhe sa zgjat koha e përcaktuar për këtë?

A thuhen tekbiret në Fitër Bajram dhe sa zgjat koha e përcaktuar për këtë?

Hoxhë Usame Morina: Allahu thotë në Kuran: “(të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falenderoni.” (2:185). Koha e tekbireve është kur shihet hëna e muajit Sheual, do të thotë, kur perëndon dielli në ditën e fundit të Ramazanit.

Ibn Abasi (radijallahu anhuma), ka thënë: “Është e ligjësuar që muslimani të bëjë tekbire atëherë kur e sheh hënën e re të muajit Sheual.”

Tekbiret përfundojnë kur imami del për të falur namazin e Bajramit. Këtë e thekson edhe Ibnu Kudame, duke potencuar se ky është mendimi i shumicës së dijetarëve islam.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit