Agjërimi i të hënës dhe të enjtes pas gjysmës së Shabanit

Komisioni i përhershëm për studime shkencore dhe fetua

Pyetje: A lejohet agjërimi i të hënës dhe të enjtes në Rexheb dhe Shaban, dhe sidomos a lejohet pas ditës së pesëmbëdhjetë të Shabanit?

Përgjigje: Agjërimi i të hënës dhe të enjtes nuk veçohet në muajin Rexheb apo Shaban, mirëpo është e preferuar të agjërohen në të gjithë muajt e vitit. Nuk ndalohet për atë që e ka bërë adet (zakon) të agjërojë të hënën dhe të enjten në pjesën tjetër të vitit, t’i agjërojë në pjesën (gjysmën) e fundit të Shabanit. Madje edhe nëse njëra nga ato i bie të jetë dita e dyshimtë1, sepse Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mos i paraprini Ramazanit me agjërim një apo dy ditë, përveç nëse ndokush ka agjëruar ndonjë agjërim (prej sunetit) atëherë le të vazhdojë agjërimin.” Hadithi është muttefekun alejhi (Buhariu dhe Muslimi).

1 Ditë e dyshimtë quhet dita e tridhjetë e Shabanit kur ka re apo pluhur të madh dhe nuk mund të shihet a ka dal hëna e re e Ramazanit apo jo, siç edhe do të sqarohet me vonë. Sh.p.

Me Allahun vjen suksesi. Salatet dhe selamet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

Numri i fetuasë: 7912.
Anëtarët e komisionit:
Kryetar: AbdulAziz bin Abdilah bin Baz.
Zëvendëskryetar: AbduRrezak Afifi.
Anëtar: Abdullah bin Gudejan.
Anëtar: Abdullah bin Kuud.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit