Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Ajetul kursij pas namazit farz, gjithherë

tumblr_nvtoqwlv2B1sql8cpo1_540

Nëse nuk e them ajetul kursij pas namazit farz, a përfshihem te hadithi “Kush e thotë ajetul kursij pas namazit farz, nuk e pengon atë nga hyrja në xhenet asgjë tjetër përveç vdekjes”?

Për t’u përfshirë tek ky hadith duhet të thuhet çdo herë ajetul kursij, pas namazit farz. Përderisa njeriu ka mundësinë fizike dhe psikike, çdo herë duhet ta thotë atë për të arritur shpërblimin, pra të merituarit e xhenetit, kuptohet që të mos veprojë vepra të tjera që e asgjësojnë këtë, si: kufër, shirk. Nëse i përmbahet teuhidit, gjatë jetës së tij, duke mos vepruar as shirk të madh e as të vogël, dhe e thotë ajetul kursij pas çdo farzi, atëherë in shaa Allah hyn në xhenet. Mirëpo, nëse e braktisë ndonjëherë, atëherë nuk garantohet se përfshihet në këtë hadith, sepse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “pas çdo farzi”, pra derisa t’i vijë vdekja.

Nëse ajetul kursij pas farzit nuk e thua duke qenë ulur në vendin e faljes, kjo nuk prish punë. Edhe nëse e thua duke dal nga xhamia in shaa Allah pranohet, përderisa nuk ke dal prej saj; apo kur personi është në shtëpi mund të çohet nga vendi i faljes e të ulet në divan, nuk prish punë.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva