Ajo që kërkohet karshi një fillestari

 

Ajo që kërkohet karshi një fillestari:

-Duhet parë nivelin e aftësive të tij se sa mund të kuptojë e pranojë gjërat dhe duhet analizuar se çfarë i bën dobi më shumë.
-Disave u bën dobi t’iu flitet për gjërat shpresëdhënëse, si: t’iu flitet për Xhenetin, Mëshirën e Allahut. Disave më shumë u bën dobi e kundërta. Nëse u flet për gjërat shpresëdhënëse edhe më shumë keqësohen në raport me gjynahet, duke thënë se Allahu është i Mëshirshëm e na fal. Më së miri është që krahas shpresës t’i flitet edhe për frikën (nga dënimi i Allahut) apo anasjelltas.
-Ajo që është më e rëndësishmja është se duhet pasur kujdes sa i përket sjelljes ndaj tij. Kur të tjerët shohin tek ti sjellje të mirë, besnikëri, ndihmë, sinqeritet, sakrificë, besueshmëri, dashamirësi, mosmashtrim etj., atëherë kjo gjë më së shumti ndikon tek të tjerët për udhëzim në Islam.
-Të mos e ngarkosh shumë me informata e gjëra që nuk i kap mendja e tij. Jo t’i tregohet gjithçka që di për fe. Fillon nga gjërat që janë më bazike e më të rëndësishmet për të, jo prej atyre që janë më pak se kaq, e pastaj kur të forcohet në fe e besim fillon t’ia përmendësh edhe gjërat e tjera.

Hoxhë Lulzim Perçuku.
Derset live. 🎞

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit