Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Allahu na ka begatuar e bekuar me vepra të mira në tri aspekte

6a29240c-a786-4a09-9b9e-59d093eb42aa

Duhet ta dimë se Allahu na ka begatuar e bekuar me vepra të mira në tri aspekte:

  1. Me ligjësimin e tyre, përmes të cilave arrijmë shpërblim për to, falje të mëkateve dhe ngritje në shkallë të xhenetit. Sikur të mos na kishte ligjësuar ato, ne nuk do të dinim si ta adhuronim Allahun, ngase nuk ka mundësi që adhurimi të merret nga mendja e ndokujt apo nga ligjet e tjera. Adhurimet merren vetëm prej ligjeve të shpallura prej Tij. Për këtë, Allahu i refuzon ata të cilët e adhurojnë Atë me vepra të cilat Ai nuk i ka ligjësuar. I kundërshton ashpër dhe këtë vepër të tyre e llogarit se është vepër e shirkut. Ai thotë: “A kanë ata idhuj, të cilët u kanë caktuar një fe që nuk e ka lejuar Allahu?!” Shura 21. Çdo vepër që nuk ka bazë në Kuran apo në sunet, në ligjet e Allahut, Allahu e llogarit atë si lloj të shirkut, ngaqë dikush tjetër që e ka ligjësuar atë fe po bëhet i barabartë me Allahun. Ky është një rrezik i madh. Andaj Allahu thotë: “Sikur të mos kishte qenë Fjala e vendimit të mëparshëm, ata do të ishin gjykuar menjëherë. Për keqbërësit është përgatitur një dënim i dhembshëm.” Shura 21.
  2. Me dhënien e mundësisë, suksesit dhe inspirimit për t’i kryer ato. Kjo ndërkohë që shumica e njerëzve i braktisin ato (veprat e mira), nuk i veprojnë. Andaj kjo është mirësi e plotë, e pastër, prej Allahut. Ne nuk kemi asnjë meritë në këtë. Kjo gjë është sukses direkt i ardhur prej Allahut. Sikur mos të ishte ndihma dhe suksesi prej Allahut ndaj nesh në kryerjen e veprave të mira, ne nuk do të mund t’i vepronim (sikur pjesa tjetër e njerëzve). Andaj duhet ditur se e gjithë mirësia e begatia i takon vetëm Allahut. Allahu thotë: “Ata e quajnë si favor për ty që kanë pranuar Islamin. Thuaju: “Mos e quani si favor për mua se keni pranuar Islamin; përkundrazi, Allahu ju ka dhuruar mirësi dhe ju ka udhëzuar në besim, nëse ajo që thoni është e vërtetë!” Huxhurat 17.
  3. Me shpërblimin prej Tij për kryerjen e tyre. Kjo tregon se sa i Mëshirshëm është Allahu me robërit e Tij, e sidomos me këtë ummet. Ai për një vepër të mirë shpërblen dhjetë fish, deri në shtatëqind fish, e më shumë aq sa dëshiron Ai, ngase mirësia e Tij është e madhe. Ai na ka ligjësuar veprat e mira, na ka mundësuar t’i kryejmë dhe na shpërblen e fal për to. Andaj, Lavdi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve.

•┈ ┈••✦🔶✦••┈ ┈•
Bazuar në librin “Ndejat e Ramazanit” – Shejkh Muhamed bin Salih el Uthejmin rahimehullah.

🎥 Ligjëroi hoxhë Lulzim Perçuku.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva