Allahu nuk i bën padrejtësi askujt, por ata i bëjnë padrejtësi vetes së tyre

(Përkthyer nga www.SalafiPublications.com)

[Al ‘Imran 3:182] ‘Ky është ndëshkimi i veprave të duarve tuaja, se Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Vet.’

[El-Enfal 8:51] ‘Kjo është për shkak të asaj që keni bërë me duart tuaja, sepse Allahu nuk është i padrejtë me robërit e Vet!”

[El-Haxhxh 22:10] ‘(duke iu thënë): “Ky (dënim) është për shkak të veprave tuaja, se Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Tij.”

[Fussilet 41:46] ‘Kush bën mirë, e bën për dobi të vet, e kush punon keq, punon në dëm të vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve të Tij.’

[Kaf 50:29] ‘Fjala ime nuk ndryshohet dhe Unë nuk jam i padrejtë me robërit e Mi”.

[Junus 10:44] ‘Në të vërtetë, Allahu nuk u bën njerëzve asnjë të keqe, por njerëzit i bëjnë keq vetvetes.’

[En-Nahl 16:33] ‘A mos presin ata gjë tjetër, veç ardhjes së engjëjve apo të urdhrit të Zotit tënd 1?! Kështu bënë edhe ata që qenë para këtyre. Allahu nuk u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë të keqen vetes.’

[En-Nahl 16: 118] ‘Ne u ndaluam hebrenjve atë që të treguam ty më parë. Ne asnjëherë nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata i bënin vetvetes padrejtësi.’

[Er-Rum 30:9] ‘Vallë, a nuk udhëtojnë nëpër botë e të shohin se si kanë përfunduar popujt e mëparshëm? Ata kanë qenë më të fortë se këta dhe tokën e kanë shfrytëzuar dhe punuar më mirë se sa e punojnë këta, e të dërguarit e tyre u kanë sjellë prova të qarta. Nuk ishte Allahu që u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë vetvetes padrejtësi.’

[Hud 11:101] ‘Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes. Hyjnitë, që ata i adhuronin në vend të Allahut, nuk i ndihmuan aspak, kur erdhi urdhri i Zotit tënd dhe nuk iu shtuan atyre kurrgjë tjetër, përveç humbjes.’

 

1 Pra, Ditës së Kiametit.

Përkthyer nga gjuha angleze.

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit