Allahu nuk ka fëmijë dhe nuk është nevojtar për askënd

Është akuzë shumë e rëndë ndaj Allahut të besohet se Ai i krijuar njeriun ngaqë ka pasur nevojë për të. Si ka mundësi të jetë një zot ai i cili ka nevojë për dikë tjetër? Ky nuk është zot. Zoti është i vetëmjaftueshëm, i pavarur, nuk është nevojtar për askënd. Në këtë mënyrë u kundërpërgjigjemi të gjithë atyre që adhurojnë dikë tjetër përveç Allahut.

Prej tyre janë edhe ata që e adhurojnë Isën alejhi ue selem. Isa ka lindur, ka qenë nevojtar të qëndrojë nëntë muaj në barkun e nënës së tij. Përderisa ka qenë nevojtar, ai nuk mund të jetë zot, as pjesë e zotit siç thonë ata të trinitetit. Isa ka ngrënë dhe ka pirë, ka kryer nevojat fiziologjike, ka fjetur (nëse ka fjetur kush e ka ruajtur, nëse Allahu ka pasur nevojë për të kur ai ka fjetur, atëherë kush e ka ndihmuar Atë?!) Allahu është Ai që e ka ruajtur Isën kur ka fjetur. Allahu thotë: “Kush është Ai që ju ruan gjatë ditës e natës”, kur flini. Kur njeriu fle është sikur i vdekur, nuk e di se çfarë bëhet me të, por e ruan Allahu. Isa ka ngrënë dhe ka pirë dhe këtë Allahu e përmend në Kuran kur flet për Isën dhe nënën e tij. Nga kjo kuptojmë se Isa dhe nëna e tij kanë pasur nevojë për jashtëqitje. E si të jetë zot që adhurohet në vend të Allahut dikush i tillë? Këto bindje të tyre vijnë për shkak të doktrinës së gabuar që kanë. Allahu e ka krijuar të gjithë universin dhe çfarë ka në të dhe nuk është nevojtar për asnjë prej krijesave të Tij. Mirëpo, të gjitha krijesat kanë nevojë për Allahun.

Prej Emrave të Allahut është Es Samed, që do të thotë: krejt krijesat kanë nevojë për Të, Ai është i vetëmjaftueshëm dhe çdokush tjetër është nevojtar për Të. Ky Emër i Allahut apo kjo Cilësi e Tij tregon për kotësinë e të gjitha besimeve të kota të njerëzve (si: besimi se Ai ka fëmijë, se Ai është mishëruar në krijesa, se Ai ka lindur etj.). Çdo njëri nga këto besime e kundërshton këtë Cilësi të Allahut (Allahus Samed).  Përderisa Allahu- sipas tyre- paska përzgjedhur dikë për fëmijë të tij, kjo i bie se Ai është nevojtar për të. Kjo e kundërshton Cilësinë e Allahut (Allahus Samed). Për këtë surja Ikhlas është sa një e treta e Kuranit sepse përmban Cilësitë më Madhështore të Allahut. Cilësia e parë që përmendet është Ehad (Allahu është Një, Unik, nuk ka tjetër, është Unik në Emrat e Cilësitë e Tij, në Qenien e Tij, në adhurimet që i kushtohen Atij dhe në çdo gjë tjetër). Në asnjë ajet kuranor nuk është përmendur ajo përveç se në suren Ikhlas.

 

Lulzim Perçuku. Derset live. 

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit