Bërja e lutjeve dhe Ramazani

  • Lutja është vetë adhurimi. Ajo është e drejtë veç e Allahut. Andaj nuk lejohet drejtimi i lutjes ndaj dikujt tjetër përveç Allahut, kushdo qoftë ai, si: engjëll, Profet, evlija, i vdekur apo i gjallë etj.
  • Sa më shumë që njeriu është i përulur gjatë një adhurimi dhe që zemra e tij është e pranishme, atëherë ai (adhurimi) është më i vlefshëm dhe më i plotë. E lutja është vepra që ia arrin më së shumti këtij qëllimi.
  •  Muaji i Ramazanit veçohet nga muajt e tjerë me bërjen e lutjeve drejtuar Allahut, ngase agjëruesi është prej atyre të cilëve Allahu nuk ua kthen mbrapsht lutjet.
  •  Nuk ka vepër më të dobishme që të afron tek Allahu sesa lutja.
  •  Allahu, në një ajet të radhitur mes ajeteve të agjërimit (në suren Bekare), i thirr njerëzit për t’iu drejtuar Atij me bërjen e lutjeve. Kjo tregon për pozitën madhështore e të lartë që ka bërja e lutjeve gjatë muajit të Ramazanit. Besimtari duhet t’i shtojë lutjet në këtë muaj.
  •  Para hyrjes në këtij muaji njeriu ka bërë mëkate. Edhe gjatë këtij muaji bën gabime, neglizhenca e lëshime, andaj ai i drejtohet Allahut me lutje që t’ia falë ato.
  •  Përmes lutjes Allahu i plotëson dëshirat e njerëzve, shpresat e tyre, nevojat e tyre dhe ua fshin gabimet e lajthitjet.
  •  Ibn Kajjim thotë: “Çelësi i arritjes së suksesit është lutja drejtuar Allahut.”
  •  Allahu nganjëherë i nxit njerëzit në formë urdhërore për të bërë lutje, nganjëherë i qorton dhe i paralajmëron ashpër ata të cilët e braktisin lutjen duke u treguar mendjemëdhenj, nganjëherë Allahu tregon se sa shpërblim të madh kanë ata që e lusin Atë vazhdimisht, nganjëherë Ai i lavdëron ata që i luten Atij dhe që e bëjnë lutjen në formë të plotë.
  •  Sa më shumë që njeriu e njeh Allahun dhe ka dije për të, aq më shumë do i forcohet lidhja e tij me Të dhe aq më shumë do t’i shtojë lutjet drejtuar Atij.
  •  Besimtari duhet ‘i kushtojë rëndësi lutjes dhe të shfrytëzojë kohët dhe çastet e këtij muaji të bekuar, duke iu drejtuar Atij me lutje e kërkesa, kjo me këmbëngulje vazhdimisht, me frikë dhe shpresë, si dhe duke iu kushtuar rëndësi kushteve e rregullave të lutjes.
  •  Allahu për çdo ditë të këtij muaji liron nga zjarri i xhehenemit disa nga robërit e Tij.
  • Hoxhë Lulzim Perçuku.
Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit