Bindje e kotë dhe e gabuar rreth disa vargjeve të Kuranit se ato sjellin dobi apo largojnë zarare

Shejh: AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

Marrë nga “Mexheletul-buhuth El-islamijeh”, nr. 5, faqe 254 – 255

Lavdërimi dhe falënderimi është për Allahun, salatet dhe selamet qofshin për të Dërguarin e tij, Muhamedin, për familjen dhe për shokët e tij.

Kam shqyrtuar një publikim të cilin po e shpërndajnë shumica e njerëzve si pasojë e injorancës së tyre apo qëllimeve të këqija, autori i të cilit e fillon me Fjalën e Allahut të Lartësuar: “Prandaj, adhuro vetëm Allahun dhe bëhu falënderues!” (Ez-Zumer 66) e më pas përmend edhe vargje të tjera të Kuranit, pastaj thotë “citoj”: “Kushtoju vëmendje dërgimit të këtyre vargjeve të Kuranit (tek të tjerët), që të bëhen sjellëse të mirësisë, të të mbarave, të pasurisë dhe të shpëtimit”.

Pastaj, ai thekson (autori i këtij publikimi) se ky publikim është përhapur në tërë rruzullin tokësor dhe se kush kujdeset për të, do të fitojë me një fitim të madh; kush e shpërfillë, do të goditet nga fatkeqësi të ndryshme. Gjithashtu, thekson se ky publikim pengon zararet, sjellë ilaç dhe mirësi pas katër ditësh.

Duke pas parasysh se ky publikim nuk ka kurrfarë baze në të vërtetën, bile është një rren, një trillim, një thënie pa dije, krahas bindjes se ai (publikimi) sjellë të mira e largon zarare, dhe se kush kujdeset për të, do të fitojë, ndërsa kush nuk e çanë kokën me të, do të goditet me fatkeqësi, krejt kjo është bindje e kotë dhe e gabuar, që e njollosë kredon (akiden), si dhe për shkak se thërret që zemrat të lidhen për këtë publikim dhe të largohen nga lidhja e tyre për Allahun.

(Për të gjitha këto) E pashë të arsyeshme paralajmërimin e muslimanëve nga rreziku i tij dhe porositjen e tyre që ta asgjësojnë atë kudo që gjendet, dhe, gjithashtu, t’ua tërheqin vërejtjen vëllezërve të tyre kundër kotësisë së saj. (Dhe të këshillohen ata) Sepse besimi në atë që përmban ky publikim, kundërshton fenë e Allahut dhe njollos kredon e muslimanit, meqë është besim dhe bindje e prishur, që nuk përmban asgjë nga e vërteta; përkundrazi, është trillim i rrenave për Allahun dhe propagandë e kotë…

Është obligim për çdo musliman që të ketë kujdes prej këtij publikimi dhe t’ua tërheqë vërejtjen të tjerëve, duke zbatuar në këtë mënyrë Fjalën e Allahut të Lartësuar: “…dhe ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi…” (El-Maideh 2).

Dhe thotë Allahu: “Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të
bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat…” (Et-Teube 71).

Dhe pa dyshim se këto dy publikime1 janë prej të këqijave, ndalimi i të cilave është obligim…

E lusim Allahun që të na dhurojë neve dhe muslimanëve në përgjithësi kuptimin e fesë, qëndrueshmërinë në të dhe pengimin e çdo gjëje që e kundërshton. Dhe e lusim të na mbrojë nga sprovat lajthitëse dhe cytjet e shejtanit…

Salatet dhe selamet qofshin për të Dërguarin tonë Muhamedin, për familjen dhe për shokët e tij.

Përktheu: Petrit Perçuku

———————————————————————————-

[1] Ka për qëllim një publikim të ngjashëm me këtë, i cili shpërndahej si porosi e Profetit sal-lAllahu alejhi ue

sel-lem për një shërbëtor tijin (sh.p).

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit