Borxhi nuk e pengon dhënien e zekatit, edhe nëse sasia e tij është më tepër se tërë pasuria

Pyetje: Sa i përket dhënies së zekatit, nëse sasia e borxheve tejkalon sasinë e pasurisë, atëherë a duhet ta jap zekatin për pasurinë që e posedon apo jo?

Përgjigje: Sipas mendimit më të saktë të dijetërave, ai që posedon pasuri e ka obligim ta japë zekatin e saj, edhe nëse ka borxhe; duke u bazuar në argumentet e përgjithshme që tregojnë se zekati është obligim për atë që posedon pasuri edhe nëse ka borxhe. Sepse kur Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) i urdhëronte administratorët e zekatit që ta mbledhnin zekatin nga njerëzit që posedonin pasuri, nuk i urdhëronte që të pyesnin se a kishin borxhe apo jo? Dhe sikur borxhi të pengonte dhënien e zekatit, atëherë Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) do t’i urdhëronte administratorët e zekatit që t’i pyesnin njerëzit se a kishin borxhe apo jo.

Mexhmuu Fetauaa Ibën Baz, Kitabu Zekah, f.52
Përktheu: Jeton Bozhlani

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit