Caktimi i pjesës së tretë të natës

Shejh Muhammed bin Salih el Uthejmin

Pyetje: Dua të di se cila është pjesa e tretë e natës sipas orës?

Përgjigje: Ajo nuk mund të caktohet në mënyrë fikse me orë të caktuar, por çdo njeri mund ta
mësojë duke e ndarë në tri pjesë intervalin kohor nga perëndimi i dellit deri në agim (imsak), dhe kur të kalojnë dy pjesët e para mbetet pjesa e tretë.

Është vërtetuar në librin e Buhariut dhe atë të Muslimit me hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejre, se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Allahu zbret në qiellin e dunjasë çdo natë kur mbetet pjesa e tretë e natës, dhe thotë: “A ka kush të më lutet Mua dhe t’i përgjigjem? A ka kush të kërkoj diçka nga Unë dhe t’ia jap? A ka kush të më kërkoj falje dhe ta fali?”.

Andaj besimtari duhet ta shfrytëzojë qoftë edhe një pjesë të shkurtër të kësaj kohe, ndoshta do të arrij shumë, ndoshta do ta rrijë ndonjë të mirë nga të mirat e Allahut, ku Ai u përgjigjet lutjeve të tij.

Lusim Allahun të na jap sukses të gjithve.

Përktheu: J.B.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit