Çfarë gjykimi ka fjala “farë e keqe”, e “pjellë e keqe” që i thuhet tjetrit, edhe nëse është me ato tipare të këqija sikurse farefisi i vet?

Përgjigjje: Këto janë prej fjalëve të këqija të cilat myslimani duhet të largohet. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Besimtari nuk është fjalëndyrë (duke i rënduar të tjerët me to), as nuk flet fjalë të ulëta dhe as mallkues.” Këto nuk duhet të jetë cilësi të besimtarit. Nuk bën të flasë fjalë të tilla dhe të tjera të kësaj natyre.

? Selefi ka thënë: “Nëse i thua tjetrit “o gomar” (apo siç përdoret tek ne “lopë apo qurë etj”), atëherë Allahu në Ditën e Gjykimit do të të marrë në llogari e do të thotë: “A e kam krijuar atë si gomar?” Besimtarit nuk i lejohet të përdorë fjalë të tilla.

❗️ Sidomos mes bashkëshortëve ndodh kjo, veçanërisht prej burrit ndaj gruas, gjë nga e cila duhet pasur kujdes. Kur atij nuk i pëlqen ndonjë gjë prej saj, e ofendon me fjalë të tilla. I Dërguari salAllahu alejhi ue selem ka ndaluar t’i fliten gruas fjalë rënduese.

Pastaj duhet ditur se për çdo fjalë që e themi për të tjerët do të japim llogari tek Allahu. Në këtë botë ne flasim, Allahu na dëgjon çdo fjalë. E në Ditën e Gjykimit do të përgjigjemi për çdo fjalë të thënë ndaj të tjerëve, shembull: filani është i gjatë, i shkurt, i shëndoshë, i hollë, duke i thënë me qëllim të përgojimit ose të nënçmimit, apo se është farë e keqe apo pjellë e keqe siç ka ardhur në pyetje.

? Andaj duhet pasur kujdes në ruajtjen e gjuhës sepse ajo që më së shumti njeriut ia shkatërron fenë dhe veprat është gjuha. I Dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush m’i garanton mua dy gjëra: atë që ka mes dy nofullave (gjuhën) dhe mes dy kofshëve (organin gjenital), ia garantoj xhenetin”, kjo tregon se sa e rëndësishme është ruajtja e gjuhës ngase ai e ka krahasuar/përmendur së bashku me ruajtjen e nderit (duke mos bërë imoralitet), pra duke i futur në të njëjtin nivel.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit