Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Çfarë ndihmon në lënien e mëkateve?

bef5981a-f04b-4660-a7de-9dc442bdccd5

Çfarë ndihmon në lënien e mëkateve?

Gjëja që më së shumti ndihmon që njeriu t’i braktisë mëkatet është të mësuarit rreth Allahut, rreth Cilësive të Tij. Sa më shumë që njeriu ta njohë Allahun, aq më shumë e ka frikë Atë dhe aq më pak do t’i bëjë mëkat Atij. Dijetarët thonë: “Ai që e njeh Allahun më shumë, do t’ia ketë frikën më shumë. Ai që e ka frikë Atë, do të qëndrojë më larg mëkateve.”

Kur njeriu do të veprojë një mëkat në vetmi dhe e kujton atë se Allahu e sheh, pa dyshim se kjo do të ndikojë që ai të mos e veprojë atë mëkat, ngase Allahu i Cili po e sheh, është Krijuesi i Tij, Madhështori, i Fuqishmi, i Cili dënon ashpër.

Ka edhe shkaqe të tjera në këtë pikë, mirëpo kjo është gjëja që më së shumti ndihmon në lënien e mëkateve.

Hoxhë Lulzim Perçuku. Derset live.

 

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva