Cilat kafshë lejohen të hahen?

 

Kafshët që ndalohen të hahen janë ato që kanë dhëmbë shqys dhe kthetra, të cilat e gjuajnë gjahun e tyre me kthetra dhe pastaj e shqyejnë me dhëmbët shqyes. E njëjta vlen për shpendët që kanë kthetra dhe sqep shqyes.

Nga kafshët shtëpiake që ndalohen të hahen është gomari i shtëpisë. Në shumë vende të Evropës ka filluar të përdoret me të madhe qumështi i gomaricës, në shumë aspekte, në mjekësi, kremra. Në Islam ai është i ndaluar. Kur një kafshë është e ndaluar të hahet, atëherë çdo gjë që del prej saj (qumështi, dhjami etj.), është e ndaluar. Andaj nuk lejohet të hahen e as të përdoren gjërat tjera të asaj kafshe.

Nga ana tjetër, nga egërsirat që lejohet  të hahet është hiena, edhe pse ka dhëmbë shqyes, siç transmetohet nga Enesi radijAllahu anhu nga Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem.

Sa i takon kafshëve të detit (d.m.th. të cilat jetojnë në ujë) lejohet të hahen të gjitha, edhe ato që kanë dhëmbë shqyes, si peshkaqeni. Po kafshët ujëtokësore a llogariten të jenë të ujit apo të tokës, si: krokodili? Këtu ka mospajtime në mendime nga dijetarët, mirëpo më e mira/sigurta është që ai të mos hahet.

Lëkura e kafshëve të egra kur rexhet, më nuk llogaritet e papastër. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë se çdo lëkurë që rexhet ajo pastrohet, edhe nëse është prej kafshëve të fëlliqura, siç janë egërsirat.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit