Cilat vepra i bëjnë dobi të vdekurit nga ana e të gjallit?

Cilat vepra i bëjnë dobi të vdekurit nga ana e të gjallit?

Ka mendime të ndryshme të dijetarëve se a i bëjnë dobi të vdekurit veprat që i bën i gjalli, se a i shkojnë sevapet. Disa dijetarë thonë se nuk ka kufizim, për çdo vepër të mirë që e bën i gjalli, savapi mund t’i shkojë të vdekurit, duke i bërë me nijet që shpërblimi t’i shkojë të vdekurit. Mirëpo, e vërteta është se vetëm ato vepra që kanë ardhur në sunnet mund t’i bëjnë dobi të vdekurit. Për namazin nuk ka argument se i shkon shpërblimi, për lutjen ka argument. Kjo është dobia më e madhe që i shkon të vdekurit nga i gjalli: kur personi lutet për të. Po ashtu, nëse të vdekurit i kanë mbetur disa ditë të Ramazanit pa agjëruar, i gjalli mund t’i agjërojë për të, ose të japë ushqim si kompensim. Po ashtu, mund të japë lëmoshë për të, ta kryejë haxhinë për të, t’ia shlyejë borxhin. Të tjerat vepra që nuk kanë ardhur në sunet, as si fjalë e as si vepër, apo as si vepër e shokëve të të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem, nuk lejohen të veprohen. Këtu hynë edhe leximi i Kuranit. Nuk është transmetuar kurrë se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka lexuar Kuran për ndonjë nga sahabët e vdekur, për t’i shkuar shpërblimi. Po ashtu, nuk është transmetuar as ajo se sahabët kanë lexuar Kuran për shokët e tyre të vdekur. E gjithë mirësia është në pasimin e selefit. E keqja është në shpikjen e gjërave që nuk i kanë bërë ata. Ato gjëra që Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem dhe shokët e tij nuk i kanë vepruar, janë prej bidateve.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit