Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Cilësitë e bashkëshortës së mirë (1)

photo_2019-07-09_17-46-47

 

Allahu thotë:
فَٱلصَّـٰلِحَـٰتُ قَـٰنِتَـٰتٌ حَـٰفِظَـٰتࣱ لِّلۡغَیۡبِ بِمَا حَفِظَ ٱللَّهُۚ
” Gra të mira janë ato që janë të bindura (ndaj Allahut dhe burrave të tyre), që ruajnë fshehtësitë (kur burrat nuk janë prezent), aq sa Allahu ua mundëson t’i ruajnë. Nisa 34.

Cilësia e parë:
Me fjalën قَـٰنِتَـٰتٌ – kaaniteetun është për qëllim: se janë vazhdimisht në adhurim ndaj Allahut. Kunuut në gjuhën arabe d.m.th.: kur dikush është i vazhdueshëm dhe këmbëngulës në adhurimin ndaj Allahut, i kushton rëndësi e kujdes dhe nuk i ndahet adhurimit e përuljes ndaj Tij, i ruan obligimet e fesë së Tij. Të gjitha këto përfshihen te fjala “kaanitet”. Këtu hyn ruajtja e kujdesi për obligimet e Islamit. Në këtë kuptim kanë ardhur hadithe të shumta, prej tyre: “Kur gruaja fal pesë kohët e namazit, agjëron muajin e Ramazanit, ruan nderin e saj dhe i bindet burrit të saj, ajo hyn prej cilës derë të xhenetit që dëshiron.” Ibn Hibani. Dhe: “Kur gruaja fal pesë kohët e namazit, e agjëron muajin e Ramazanit, ruan nderin e saj dhe i bindet burrit të saj, do t’i thuhet në Ditën e Gjykimit: “Hyr nga cila derë e xhenetit që dëshiron.” Imam Ahmedi. Allahu ia premton përmes gjuhës së të Dërguarit të Tij këtë shpërblim dhe mirësi të madhe.
Baza e themeli i përmirësimit të gruas është kur së pari e përmirëson raportin me Zotin e saj, duke u përpjekur që në mënyrën më të mirë e të bukur ta adhurojë Allahun e t’i afrohet Atij duke qenë e vazhdueshme në adhurim ndaj Tij. Myslimania duhet të dijë se ky përmirësim duke u munduar të jetë besimtare e mirë dhe e devotshme, sipas këtij përshkrimi në hadithe, është sekreti i lumturisë dhe shpëtimit të saj, është sekreti e pasjes sukses në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Sukses në jetën e kësaj bote përfshin edhe: jetën bashkëshortore, pasjen fëmijë besimtarë të dëgjueshëm e të mirë dhe një jetë të bekuar, të bereqetshme.

Ky ajet përmend dy aspekte:
Aspekti i parë që ka të bëjë me Zotin e saj: të jetë kaanitet në raport me Zotin e saj, të mos jetë neglizhente, por të jetë e vazhdueshme.
Aspekti i dytë që ka të bëjë burrin e saj: حَـٰفِظَـٰتࣱ لِّلۡغَیۡبِ بِمَا حَفِظَ ٱللَّهُۚ – që ruajnë fshehtësitë (kur burrat nuk janë prezent), aq sa Allahu ua mundëson t’i ruajnë”. Qëllimi me “ حَـٰفِظَـٰتࣱ لِّلۡغَیۡبِ – që ruajnë fshehtësitë (kur burrat nuk janë prezent)” është: i ruajnë së pari të drejtat e burrave të tyre, e kjo kuptohet automatikisht se i ruajnë të drejtat e tyre edhe kur ata janë prezent, pra i ruajnë bashkëshortët sa i përket pasurisë së tyre: (nuk i dëmtojnë), shtratit (nuk i tradhtojnë) dhe të gjitha obligimeve në raport me ta.
Allahu na tregon se gruaja arrin ta bëjë këtë nëse Ai i jep sukses, “ بِمَا حَفِظَ ٱللَّهُۚ – aq sa ua mundëson Allahu t’i ruajnë”. Këtu na tregon Allahu se kur gruaja arrin të jetë e tillë, me këto atribute, kjo është prej ndihmës së Tij ndaj saj. Ajo nuk e arrin këtë sukses për shkak të aftësisë, zgjuarsisë apo mendjemprehtësisë së saj. Porse, kjo është sukses prej Allahut, jo meritë e saj. Allahu e ka ndihmuar, ia ka lehtësuar këtë gjë dhe ia ka mundësuar ta realizojë.

Hoxhë Lulzim Perçuku – Dersi “Cilësitë e bashkëshortës së mirë”.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva