Cilësitë e rafidive (pjesa e parë)

1. Injoranca dhe mendja e cekët. Ibën Tejmije, lidhur me këtë, thotë:

“Ata janë kulminacioni i injorancës dhe mendjes së cekët, i urrejnë disa gjëra që s’kanë dobi nga ajo, i veprojnë disa gjëra që po ashtu s’kanë dobi në to edhe nëse themi se kanë të drejtë.”[1]

“Njerëzit e mençur nga mesi i muslimanëve janë të pajtimit se asnjë sekt nuk është më në injorancë, më në devijim, më në gënjeshtër dhe bidat sesa ky sekt (rafiditë). Këta janë më së afërmi çdo të keqeje dhe më se largu çdo të mire.”[2]

“Çdo i mençur e di se asnjë dijetar i njohur i muslimanëve nuk ishte nga mesi i rafidive, bile të gjithë janë të një mendimi rreth injorancës dhe devijimit të rafidive. Librat e këtyre dijetarëve e dëshmojnë këtë, ku të gjithë ato libra që flasin rreth sekteve e citojnë këtë, edhe pse askush nuk i ka detyruar t’i përmendin rafiditë e as injorancën dhe devijimin e tyre.”[3]

Po ashtu thotë:

“Rafiditë janë njerëzit më të padijshëm rreth fesë islame. Tek çdo rafidi ka gjëra që e gëzojnë armikun e Islamit dhe e hidhërojnë atë që e do Islamin. E gjithë historia e tyre në islam është e zezë. Njerëzit që më së shumti i njohin të mirat dhe të këqijat e tyre janë ehli suneti, të cilët vazhdimisht vërejnë gjëra që nuk janë njohur më herët, siç thotë Allahu për hebrenjtë: ‘Ti (Muhamed) përherë do ta vëresh tradhtinë e tyre, përveç një pakice të tyre.’ (El Maide: 13)”

Vazhdon…

Shkëputur nga libri: “Meukifu ibën Tejmije miner Rafida”, me autor: Abdullah ibën Ibrahim

Përktheu: Jeton Bozhlani.

______________________________________

[1] “El Minhaxh”, 7/406
[2] Po aty, 2/607
[3] Po aty, 4/13

 

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit