Cili është qëllimi i fjalës “unë jam agjerueshëm” nga agjëruesi në rast se dikush e sulmon?

Cili është qëllimi i fjalës “unë jam agjerueshëm” nga agjëruesi në rast se dikush e sulmon?

Hoxhë Usame Morina: Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Nëse fjaloset me ju dikush apo ju sulmon, thoni: ‘Unë jam agjërueshëm’!” Me shprehjen “unë jam agjërueshëm”, agjëruesi do të thotë “unë nuk dua fjalosje, nuk dua të fyej”, ngase jemi të obliguar që ta ruajmë gjuhën dhe gjymtyrët e tjera gjatë agjërimit. Pra, duhet të agjërojmë me të gjitha gjymtyrët trupore.

Këtë e dëshmon edhe fillimi i hadithit, në të cilin thuhet: “Të agjërosh, nuk është vetëm kur largohesh nga ushqimi e pija. Por, të agjërosh është kur largohesh edhe nga kacafytjet e fjalët e kota.”

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit