Demonstratat në përgjithësi, ato në Libi në veçanti

Fetuaja e Dijetarit të madh, Muhadithit të Medines, AbdulMuhsin El Abbad rreth vendimit Islam ndaj demonstratave në përgjithësi dhe atyre në Libi në veçanti

Pyetësi: O shejhu ynë! Allahu të shpërbleftë! Unë jam nga Libia, dhe njerëzit (tek ne) kanë caktuar ditën e mërkurë apo të enjte që të dalin në rrugë për të demonstruar. Kërkojmë nga ju një këshillë dhe deklarim sa i përket vendimit (Islam) rreth demonstratave dhe protestave të cilat po quhen paqësore. Shpresojmë nga Allahu (azze ue xhel-le) të na bëjë dobi këshilla e juaj. Allahu ju shpërbleftë!

Shejhu: Nuk di ndonjë argument që tregon ligjshmërinë e këtyre demonstratave. Nuk di ndonjë bazë (parim) në Fenë tonë që i ligjëson gjërat e këtilla. Këto janë gjëra të shpikura nga njerëzit, të cilat ata (myslimanët) i kanë sjellë (marrë) nga armiqtë e tyre prej vendeve perëndimore dhe lindore. Këtu kam për qëllim që ato nuk kanë bazë në Fe. Dhe unë nuk di ndonjë gjë (argument) që tregon lejueshmërinë dhe ligjshmërinë e tyre. Për këtë, njerëzit (myslimanët) duhet të ndjekin rrugët e ligjshme (sheriatike) të cilat u janë ligjësuar atyre (nga Allahu) dhe t’i braktisin gjërat të cilat nuk kanë bazë në Fe, dhe të cilat rezultojnë në zarare (dëme), shkatërrime, vrasje dhe ngushtim/vështirësim (të jetesës së tjerëve). Sikur mos të kishte pasur zarar tjetër prej këtyre protestave, përveç vështirësimit të (jetesës së) njerëzve në rrugët dhe vend-ecjet e tyre, atëherë kjo do të mjaftonte si konstatim për të keqen e tyre, dhe se nuk i lejohet askujt që të ecë përpara në gjëra të këtilla.

Pyetësi: Allahu të dhëntë të mira! Tek në është një davetxhi i cili i nxitë shebabët (të rinjtë) dhe thotë: që huruxhi (kryengritja) ndaj pushtetarëve ka qenë medh’heb (rrugë) i selefit (gjeneratave të para), si ibnil Esh’athit, Husejnit dhe ibni Zubejrit. Kurse ata të cilët e kanë ndaluar (huruxhin) si p.sh. imam Ahmedi, këtë e bënë vetëm duke shikuar (krahasuar) në dëmet dhe dobitë (d.m.th pa argument)?

Shejhu: Njerëzit duhet të hulumtojnë rreth dobive dhe t’i braktisin dëmet. Njerëzit gjithmonë synim të tyre duhet ta kenë arritjen e dobive dhe lënien e dëmeve1.

1 Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, në komentin e Sahihut të Muslimit thotë: “Kuptimi i hadithit është: mos i konkurroni pushtetarët në pushtetin e tyre dhe mos iu kundërvini atyre, përveç nëse shihni te ata një të keqe, të cilën duhet ta vërtetoni dhe të keni dituri rreth saj nga parimet Islame. Nëse e shihni këtë, atëherë refuzojeni dhe thojeni të vërtetën kudo që të jini. Mirëpo, sa i përket huruxhit ndaj tyre dhe luftimit të tyre, kjo është haram me ixhma’(konsensusin) e gjithë myslimanëve, edhe nëse ata janë fasika (të shthurur) dhe zullumqarë. Argumentet janë të shumta për këtë, dhe Ehlu Sunneti kanë ixhma’ (konsensus) se udhëheqësi nuk rrëzohet për shkak të fiskut të tij” (Sherh Muslim: 12/229). Sh.p.

Pyetësi: A mund të themi se demonstratat dhe protestat konsiderohen prej huruxhit ndaj pushtetarit?

Shejhu: Pa dyshim, ato janë mjete (rrugë) drejt huruxhit, bile ato janë vetë huruxhi, pa dyshim.

Kjo pyetje i është bërë shejhut ditën e martë me 11 Rebiul Evvel, 1432 H. apo 14.2.2011.
Për shkarkimin e kësaj fetvaje (audio), kliko këtu:
http://www.4shared.com/audio/327quKS9/__online.html

Përktheu: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit